Barcelona do të pres Paris Saint Germain në ndeshjen e kthimit çerekfinale në Ligën e Kampionëve të martën mbrëma.
Frenkie de Jong, Ferran Torres, Joao Felix, Ronald Araujo dhe Lamine Yamal janë të gjithë në rrezik të humbasin një ndeshje të parë gjysmëfinale të mundshme në Ligën e Kampionëve nëse marrin një të verdhë kundër PSG-së.
Secili nga pesë lojtarët e lartpërmendur ka marrë dy kartonë të verdhë në këtë garë këtë sezon dhe do të dënohej me një ndeshje nëse merrnin një tjetër karton.
Rregullorja e UEFA-s thotë se kartonët e verdhë ekzistues pastrohen pas përfundimit të çerekfinales.
Megjithatë, lojtarët që marrin të verdhën e tretë në ndeshjen e dytë çerekfinale do të humbasin një ndeshje të parë gjysmëfinale të mundshme.
Ky rregull i pengon lojtarët të humbasin finalen përmes pezullimit pas çerekfinales siç ishte rasti i Xabi Alonso në 2014 për Real Madridin. Megjithatë, një lojtar do të humbasë finalen nëse merr karton të kuq në gjysmëfinale.
Barça do të jetë pa Andreas Christensen dhe Sergi Roberto për ndeshjen e tyre kundër PSG-së, pasi ata janë duke vuajtur dënimin me një ndeshje pasi ka marrë tre të verdhët.
Një situatë shqetësuese është regjistruar orët e fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, ku në qendër të vëmendjes…
Autoritetet nigeriane kanë njoftuar lirimin e 130 nxënësve të tjerë, të rrëmbyer muajin e kaluar nga një shkollë katolike në…
Ish-futbollisti i Shpresave Arda Kurtulan, po zhvillon një sezon të shkëlqyer me Goztepe, e cila po lufton në këtë edicion…
E shtuna shënojë një rekord të ri për kalimet ilegale nga Franca drejt Anglisë me gomone, ku 803 emigrantë me…
Në dy ditët e fundit në rrjete sociale është shpërndarë me shpejtësi një intervistë që është publikuar në Spanjë pas…
Një konflikt i çastit që ndodhi pasditen e sotme në zonën e Plazhit në Durrës ka përfunduar me plagosjen e…