Barcelona do të luajë sonte, të martën, ndaj Paris Saint-Germainit në stadiumin “Parc des Princes”, në ndeshjen e Ligës së Kampionëve. Megjithatë, ekipi i drejtuar nga Hansi Flick do të paraqitet me një fanellë ndryshe nga ato të planifikuara për këtë sezon.
None found
Me kërkesë të UEFA-s dhe transmetuesit të takimit, katalunasit do të përdorin fanellën portokalli të sezonit të kaluar. Ky vendim synon të shmangë çdo problem të mundshëm me dallueshmërinë e lojtarëve gjatë përballjes me kampionin francez.
Gazeta spanjolle Mundo Deportivo raportoi se zgjedhja u bë pasi të tria fanellat e Barcelonës për sezonin aktual u konsideruan të papërshtatshme për shkak të rrezikut të konfuzionit vizual.
Uniforma e parë, e cila ka ngjyrat blu dhe të kuqe të errët, nuk u përzgjodh. Të njëjtin vlerësim morën edhe dy fanellat alternative të skuadrës katalanase.
Fanella e dytë, me ngjyrat e zeza dhe vjollcë, u pa si problematike për shkak të ngjashmërisë me ngjyrat e PSG-së. Edhe fanella e tretë, ku mbizotëron ngjyra blu, mund ta vështirësonte dallimin e futbollistëve nga ana e shikuesve në ekran.
Për rrjedhojë, Barcelona do të rikthejë fanellën portokalli, të cilën e kishte veshur edhe në një ndeshje miqësore parasezonale kundër Baselit.
Atëherë, kjo fanellë i kishte sjellë fat skuadrës, pasi Barcelona triumfoi 5-2 ndaj Baselit në stadiumin “St. Jakob-Park”.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Luan Aliu, ka reaguar përmes një postimi lidhur me raportimet për një hetim ndaj Richard Grenellit,…
Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari u ka bërë thirrje deputetëve që t’i japin mundësi votimit të Ligjit për përfaqësim të…
Dinamo Dinamo do të presë Egnatian, në ndeshjen e vlefshme për javën e 8-të të “Abissnet Superiore” [...]Read More...
Në dy vjet e gjysmë, borxhi publik është rritur me 2.5 miliardë euro, tha deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, duke…
Pedagogu Sandër Kovaçi, u ka bërë thirrje prindërve dhe qytetarëve të mbështesin protestën e studentëve dhe nxënësve shqiptarë, duke njoftuar…
Në kohën kur në Kosovë është miratuar Ligji për Specialen, kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, ka dalë me…