Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, është rikthyer të flasë për aventurën e tij tek katalanasit. Në një intervistë për “De Telegraaf”, holandezi ndalet në shumë tema, ku tregon edhe një herë se si Leo Messi besoi tek projekti i tij sezonin e kaluar.
LEO MESSI – “Ai kurrë nuk më tregoi se nuk kishte dëshirë të bashkohej në projektin që unë kisha në mendje. As në stërvitje, as në dhomat e zhveshjeve dhe jo më kur erdhi momenti për t’i vendosur idetë e mia në praktikë. Të njëjtën gjë kam biseduar edhe me Busquets, Pique apo dhe me Sergi Roberton, të cilët u kritikuan shumë sezonin e kaluar”.
BARCEONA – “Të gjithë lojtarët kanë një kulturë katalanase. Nëse dikush vjen nga jashtë duhet të tregojë sjellje normale. Kjo është shumë e rëndësishme për ta. Kush nuk është dakord nuk do të arrijë kurrë të luajë për Barcelonën”.
BESIMI TEK DE JONG – “Që tek kombëtarja holandeze kam menduar se ai dhe De Ligt janë djem të shkëlqyeshëm për të punuar. Kur erdha këtu i thashë Frenkit se ky është sezoni yt i dytë këtu dhe duhet të bësh një hap përpara dhe jo të gabuar. I thashë se duhet të merrte më shumë përgjegjësi”.
MESSI DHE DE JONG – “Të njëjtën gjë mendon edhe Leo për të. Ai beson se Frenkie është një lojtar i shkëlqyer dhe se mund të arrijë në një nivel edhe më të lartë. Messi e di se De Jong është një lojtar shumë intelegjent”, përfundon Koeman.
Zjarri ka marrë përmasa të mëdha në fshatrat Vergo dhe Palavli të Delvinës, ku flakët raportohet se kanë djegur mbi…
Zjarri që ka përfshirë Delvinën po lë pa gjumë prej më shumë se 1 jave banorët e disa fshatrave. Frika…
Personat që shihni në foto janë viktima Anesti Rama 56 vjeç dhe e bija Ermalinda Rama 26 vjeç. Kjo e…
E ftuar ditën e djeshme në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ishte Roza Lati. Moderatorja e njohur u shpreh…
Vijon operacioni policor antikanabis i koduar “Koordinata”, i ndërmarrë nga strukturat e Komisariatit të Policisë Fier me qëllim parandalimin, evidentimin…
Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në dalje…