sport

Barcelona mban gjallë ëndrrën për tripletë, mposht Real Madridin në finalen e Kupës së Mbretit

Barcelona ka shënuar fitore me rezultat 3-2 ndaj Real Madridit në kuadër të finales së Kupës së Mbretit.

Pothuajse gjatë tërë pjesës së parë blaugranasit ishin më të rrezikshëm dhe më kërkues duke detyruar Real Madridin që të mbyllet mbrapa për të mos lënë hapësira.

Pas disa përpjekjeve të njëpasnjëshme, të besuarit e Hansi Flick ia dolën që më në fund të gjejnë golin e epërsisë.

Po luhej minuta e 28-të e takimit kur Lamine Yamal me mençuri bëri një super pasim te Pedri i cili nga jashtë zonës me një goditje të bukur realizoi për 1-0.

Në pjesën e dytë Real Madridi reagoi duke përmbysur gjithçka me dy gola të shënuar.

Fillimisht Kylian Mbappe realizoi për 1-1 në minutën e 70-të nga goditja e dënimit, teksa për epërsinë e ‘Los Blancos’ u përkujdes Aurelien Tchouameni që realizoi me kokë për 2-1 në minutën e 77-të.

Madrilenët nuk ia dolën ta mbajnë rezultatin pasi Barcelona realizoi në minutën e 87-të me Ferran Torres për të barazuar gjithçka në 2-2.

Pak sekonda para fundit të takimit Barcelona fitoi penallti me Raphinhan, por ajo u anulua nga gjyqtari pas rishikimit nga VAR-i.

Të besuarit e Hansi Flick ia dolën ta fitojnë ndeshjen në kohën shtesë duke realizuar për 3-2 në minutën e 117-të me Jules Kounde.

Kjo ishte finalja e dytë këtë edicion që Barcelona e mposht Real Madridin pas triumfit në Superkupën e Spanjës me rezultat 5-2.

të fundit

Zbulohen detajet, ja rroga e Gennaro Gattusos si trajner i Italisë

Gennaro Gattuso po përgatitet të marrë përsipër trashëgiminë e rëndë të stolit të Italisë të lënë bosh nga Luciano Spalletti…

3 hours ago

Horoskopi i ditës së nesërme, e martë 17 qershor 2025

Nga Paolo Fox DASHI ProfitSence Logo Një ditë e shkëlqyer falë Hënës në Ujor që ju jep energji mendore, sharm…

3 hours ago

Tensionet në Lindjen e Mesme, Buzhala: Irani ka në plan zhdukjen e Izraelit

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, në Tv Klan po diskutohet lidhur me përplasjet në Lindjen e Mesme, mes Izraelit…

3 hours ago

Liverpooli ia cakton çmimin kartonit të Robertson pas interesimit nga Atletico Madridi

Atletico Madrid po shtyn për transferimin e yllit të Liverpoolit, Andy Robertson, dhe vendimi mund të merret para kthimit të…

4 hours ago

E kërkon e gjithë Europa, Barcelona e Flick gati të transferojë yllin e Dinamo Zagreb

Barcelona do të duhet të presë deri në verën e vitit 2026 për të bërë një tjetër tentativë për transferimin…

4 hours ago

Elianara apo Andrea? Ja kush është fermeri që eliminohet në gjysmëfinale dhe humbet mundësinë për të fituar 100 mijë euro

Elinara është e eliminuara e parë e mbrëmjes së sotme nga Ferma Vip 2, e cila humbet mundësinë për të…

4 hours ago