Barcelona pati në dispozicion mundësinë për të afruar Bernardo Silvan, si edhe tre futbollistë të tjerë që më vonë kaluan te Real Madridi, por klubi katalanas vendosi të mos vazhdonte me asnjërin prej tyre.
Sipas “Mundo Deportivo”, këto zgjedhje u diktuan nga arsye taktike, pasi trajneri Hansi Flick nuk i shihte këta lojtarë si të përshtatshëm për profilin që kërkon në ekipin e tij.
None found
Bernardo Silva kishte shfaqur gatishmëri për t’u transferuar në Camp Nou dhe kishte bërë të qartë dëshirën për të veshur fanellën blaugrana. Pavarësisht kësaj, drejtuesit sportivë të Barcelonës nuk e panë portugezin si përparësi, duke vlerësuar se atij i mungonte kapaciteti fizik i nevojshëm për të mbuluar hapësirat që kërkon sistemi i Flickut.
Marc Cucurella ishte një tjetër futbollist i propozuar te Barcelona, por katalanasit nuk e panë të arsyeshme rikthimin e ish-lojtarit të tyre. Arsyeja ishte bindja se krahu i majtë i mbrojtjes ishte tashmë i mbuluar me Alejandro Balde dhe Joao Cancelo.
Edhe Denzel Dumfries mbeti jashtë planeve të klubit. Në Barcelonë vlerësohej se repartit defensiv nuk i mungonin alternativat, ndërsa Jules Kounde shihej si zgjidhja ideale për krahun e djathtë të mbrojtjes.
Në mesin e emrave të refuzuar ishte edhe qendërmbrojtësi francez Ibrahima Konate. Ndonëse u paraqit si një mundësi për të forcuar mbrojtjen, profili i tij nuk i bindi vendimmarrësit e klubit dhe transferimi i tij nuk u trajtua si prioritet.
Raporti thekson se të katër këta lojtarë nuk përmbushnin kërkesat taktike të Hansi Flickut, i cili ka pasur një rol të rëndësishëm në ndërtimin e skuadrës për sezonet e ardhshme.
Vendimet e Barcelonës tregojnë se klubi po vepron sipas një strategjie të qartë në merkato, duke favorizuar futbollistët që i përshtaten plotësisht filozofisë dhe kërkesave të trajnerit gjerman./
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…