sport

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion, pasi një tjetër derbi në Europë ishte të njëjtës rrugë

Joan Laporta e kishte të qartëpas ndeshjes së të dielës në ‘Santiago Bernabeu’, se Barça duhej të bënte disa lëvizje për të denoncuar golin që nuk iu dhurua Lamine Yamal në pjesën e parë të El Clasicos.

Presidenti i klubit mbërriti të hënën me idenë për të vënë në dukje publikisht gabimin e gjyqtarit dhe për të treguar indinjatën e një klubi që e konsideron veten të dëmtuar jo vetëm nga ndarja e drejtësisë kundër Real Madridit, por nga vendimet e marra nga gjyqtarët gjatë tërë kampionatit.

Por si vendosën blaugranasit që të veprojnë në këtë rast? Laporta donte ta bënte këtë kërkesë, i inkurajuar edhe nga njerëzit që i besonte më së shumti.

Të udhëhequr nga Pere Lluís Mellado, kreu i departamentit ligjor të klubit, u vendos që të denoncoheshin publikisht ngjarjet dhe të hartohej një strategji për të vepruar dhe ndërmarrë veprime të ndryshme.

E para, të kërkojnë nga Komiteti Teknik i Gjyqtarëve imazhet dhe audiot e aksionit të golit që nuk i është dhënë Lamine Yamal. Në rastin e dytë, nëse në një imazh tregohej se topi ka hyrë plotësisht në portë, klubi do të kërkonte të përsëritej ndeshja.

Siç ka mësuar ‘Qu`t’hi Jugues’, as Komiteti Teknik i Gjyqtarëve e as Federata Spanjolle e Futbollit nuk do të marrin pjesë në kërkesën e Barçës, e cila duhet të shkojë në selinë e Komitetit nëse dëshiron të ketë akses tek videot.

Barça e ka mbështetur kërkesën e saj mbi një precedent që kishte ndodhur në ligën belge gjatë këtij sezoni.

Në derbin e zhvilluar mes Anderlechtit dhe Genkut që përfundoi me rezultat 2-1 për vendasit, u ngrit një dilemë e madhe për shkak të një goli që u anulua gabimisht dhe nuk u korrigjua për ekipin mysafir.

Genku kërkoi që ndeshja të riluhej dhe Këshilli Disiplinor i Federatës Belge ra dakord. Një muaj më vonë, Gjykata Belge e Arbitrazhit Sportiv pranoi ankesën e Anderlechtit dhe e anuloi vendimin.

Në fund, fitorja i takoi Anderlechtit dhe ndeshja nuk u ripërsërit. Sidoqoftë, pavarësisht vendimit të gjykatës belge, Barça do t’i vlerësojë të gjitha opsionet dhe do të shfrytëzojë të gjitha rrugët ligjore. /Telegrafi/

të fundit

Polonia kërkon të aktivizohet Neni 4 i NATO-s pas rrëzimit të dronëve rusë

Kryeministri i Polonisë ka kërkuar të aktivizojë Nenin 4 të NATO-s, pasi vendi i tij rrëzoi dronë rusë në hapësirën…

3 minutes ago

Berisha: Zgjedhjet nuk i njohim, do të hyjmë në Kuvend të luftojmë mazhorancën

Dy ditë para nisjes së legjislaturës së re të Kuvendit, Partia Demokratike mblodhi sot Kryesinë, e para pas humbjes së…

25 minutes ago

Berisha në Kryesinë e PD-së: Jetojmë në një diktaturë, kemi bërë punë të dobët në qartësimin e mbështetësve

Këtë të mërkurë, ish-kryeministri dhe njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka nisur mbledhjen e Kryesisë së PD-së…

57 minutes ago

“Ç’është kjo e zezë që na ndodhi”/ Julia Ilirjani habit me deklaratën e PAPRITUR: Nuk i dua burrat…

E ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Julia Ilirjani ka bërë një deklaratë të papritur, duke i…

1 hour ago

Mbeti i plagosur në masakrën e Shkodrës/ Erogen Vaso rrëfen ngjarjen: U largova me vrap, autori më ndoqi duke qëlluar, zbulohet lidhja me fisin Bajri

Erogen Vaso, i cili mbeti i plagosur gjatë atentatit të para dy ditëve në Shkodër, është marrë sërish në pyetje…

1 hour ago

Megaoperacioni në Elbasan/ Nën masa të rrepta sigurie, mbërrijnë në gjykatë 30 të arrestuarit

Këtë të mërkurë, kanë mbërritur në Gjykatën e Elbasanit nën masa të rrepta sigurie, 30 personat e arrestuar nga megaoperacioni…

2 hours ago