Barcelona është duke bërë plane për sezonin e ardhshëm dhe me një buxhet të limituar, duket se ata do të largojnë nga ekipi lojtarët që nuk i konsiderojnë si shumë të rëndësishëm.
Dy emra që po përflitet se do të largohen në fund të këtij edicioni nga blaugranasit janë Marcos Alonso dhe Sergi Roberto.
Alonso u transferua tek Barcelona rreth 18 muaj më parë dhe pse sezonin e kaluar ishte startues i rregullt, ai nuk po ushtron më ndikimin e njëjtë si dikur.
Ish-mbrojtësi i Chelseat ka humbur pesë ndeshjet e fundit për shkak të problemeve fizike dhe nuk është paraqitur në fushë që nga tetori.
Roberto ka luajtur në po aq ndeshje sa Alonso dhe në sfidën ndaj Almerias javën e kaluar, spanjolli u zgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes pasi shënoi dy gola dhe luajti për 90 minuta. Që të dy lojtarëve iu skadon kontrata gjatë verës dhe gazeta spanjolle “Sport” raporton se Barcelona po mendon seriozisht opsionin e largimit të tyre.
Alonso është i gatshëm që të largohet gjatë verës në mungesë të minutave, por Roberto dëshiron të vazhdojë të jetë pjesë e klubit, madje ka shprehur gatishmërinë që të rinovojë kontratën, duke pranuar zbritje të pagës. Për shërbimet e Alonsos interesim konkret kishte shfaqur Atletico Madrid, ndaj klubi madrilen mund të jetë një opsion për të përsëri në 2024.
Barcelona pritet që t’i informojë të dy lojtarët për vendim e tyre në janar, për t’iu dhënë hapësirë në gjetjen e klubeve të reja. /abcnews.al
Në spektaklin e mbrëmshëm, është zbuluar data e finales së "Big Brother VIP Kosova 4". Derisa edhe këtij edicioni po…
Kryeministri Edi Rama kaloi nga fjalët tek veprat në raport me drejtësinë të hënën, kur paralajmëroi një ofensive ligjore për…
Sistemi fiskal dhe tarifat administrative po kthehen në barrë për qytetarët e Ballkanit Perëndimor, por në Shqipëri ky presion duket…
Sot, 10 Shkurt 2026, dollari amerikan, blihet me 80.5 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro, blihet me 96.1 lekë…
Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Dashuria sot mund të sjellë surpriza të këndshme, veçanërisht nëse jeni…