Barcelona ka fituar me rezultat 4-2 ndaj Valencias në kuadër të xhiros së 33-të në elitën e futbollit spanjoll.
Blaugranasit golin e epërsisë e shënua përmes Fermin Lopez (22’) i cili u shërbye mjaft mirë në zonë nga Raphinha për rezultatin 1-0.
Mysafirët reaguan disa çaste më vonë, duke barazuar shifrat në 1-1 me anë të Hugo Duros i cili shfrytëzoi gabimin amatoresk të Ter Stegen.
Valencia nuk u ndal më kaq dhe përmbysi shifrat me anë të Pepelu (38’) i cili e shndërroi në gol penalltinë e shkaktuar nga Ronald Araujo për 2-1.
Mysafirët mbetën me një lojtar më pak në fushë kur në minutat shtesë të pjesës së parë, Giorgio Mamardashvili u ndëshkua me karton të kuq pasi preku topin me dorë jashtë zonës.
Barcelona e shfrytëzoi për mrekulli avantazhin numerik në fushë, duke përmbysur gjithçka në pjesën e dytë, falë het-trikut të shënuar nga Robert Lewandowski.
Lewandowski fillimisht (49’) shënoi me kokë për të barazuar rezultatin në 2-2 pas një krosimi të Ilkay Gundogan, ndërsa në minutën e 82-të realizoi për të rikthyer avantazhin e Barcelonës në 3-2.
Goli i fundit në këtë takim dhe i het-trikut për sulmuesin polak erdhi në minutën e 93-të të sfidës, ku Lewandowski ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi për rezultatin përfundimtar 4-2.
Deri në fund nuk pati më ndryshim të rezultatit dhe Barcelona u rikthye tek fitoret pas humbjes që pësuan në ‘El Clasico’ ndaj Real Madridit.
Javën e ardhshme Barcelonën e pret ndeshja ndaj Gironës në udhëtim, ndërsa Valencia do të luajë ndaj Deportivo Alavesit./Telegrafi/
Këtë të diel një dollar dollar amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro, blihet me 90.5…
Ditën e sotme vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të…
Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…