Barcelona ka fituar me rezultat 4-2 ndaj Valencias në kuadër të xhiros së 33-të në elitën e futbollit spanjoll.
Blaugranasit golin e epërsisë e shënua përmes Fermin Lopez (22’) i cili u shërbye mjaft mirë në zonë nga Raphinha për rezultatin 1-0.
Mysafirët reaguan disa çaste më vonë, duke barazuar shifrat në 1-1 me anë të Hugo Duros i cili shfrytëzoi gabimin amatoresk të Ter Stegen.
Valencia nuk u ndal më kaq dhe përmbysi shifrat me anë të Pepelu (38’) i cili e shndërroi në gol penalltinë e shkaktuar nga Ronald Araujo për 2-1.
Mysafirët mbetën me një lojtar më pak në fushë kur në minutat shtesë të pjesës së parë, Giorgio Mamardashvili u ndëshkua me karton të kuq pasi preku topin me dorë jashtë zonës.
Barcelona e shfrytëzoi për mrekulli avantazhin numerik në fushë, duke përmbysur gjithçka në pjesën e dytë, falë het-trikut të shënuar nga Robert Lewandowski.
Lewandowski fillimisht (49’) shënoi me kokë për të barazuar rezultatin në 2-2 pas një krosimi të Ilkay Gundogan, ndërsa në minutën e 82-të realizoi për të rikthyer avantazhin e Barcelonës në 3-2.
Goli i fundit në këtë takim dhe i het-trikut për sulmuesin polak erdhi në minutën e 93-të të sfidës, ku Lewandowski ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi për rezultatin përfundimtar 4-2.
Deri në fund nuk pati më ndryshim të rezultatit dhe Barcelona u rikthye tek fitoret pas humbjes që pësuan në ‘El Clasico’ ndaj Real Madridit.
Javën e ardhshme Barcelonën e pret ndeshja ndaj Gironës në udhëtim, ndërsa Valencia do të luajë ndaj Deportivo Alavesit./Telegrafi/
Në familjen e deputetes së PD, Jozefina Topalli, këtë fundjavë është festuar një moment i veçantë. Djali i saj Genari,…
Ditën e sotme, në orën 14:00, në Hagë do të mbahet protesta në mbështetje të krerëve të UÇK-së, të cilët…
Shërbimet e komunikimit në Shqipëri, janë më të shtrenjta në raport me Bashkimin Europian. Sipas statistikave krahasuese të Eurostat, indeksi…
Ndërsa afrohet stina e ftohtë, mënyrat natyrale për të forcuar imunitetin bëhen thelbësore. Kjo pije kombinon përbërës të pasur me…
Sot, më 14 shtator 2025, monedha europiane po këmbehet në tregun valutor vendas me 97.4 lekë. Dollari amerikan, ka regjistruar…
Një dron rus ka depërtuar 10 km në territorin rumun dhe ka vepruar në hapësirën e tij ajrore për rreth…