Nuk është vetëm një goditje, që lidhet me të ardhmen, por tregon forcën e klubit katalanas në tregun e transferimeve, pavarësisht problemeve të theksuara financiare. Barcelona ka njoftuar zyrtarisht sigurimin e shërbimeve të Vitor Roque, sulmuesit brazilian 18-vjeçar.
I riu i lindur në vitin 2005 vjen nga Athletico Paranaense, një skuadër që e mori atë nga Cruzeiro një vit më parë. Në fund të marsit 2023, braziliani debutoi me kombëtaren e madhe braziliane kundër Marokut, duke u bërë kështu më i riu që e vesh fanellën e “Seleçao” në shekullin e 21-të (pak më shumë se 18 vjeç).
Emri i tij, megjithatë, është bërë i njohur për klauzolën e lirimit që Barcelona do t’i vendoste në kontratë. Më herët flitej për 1 miliard euro, por me zyrtarizimin e marrëveshjes ditën e sotme, kjo shumë është 500 milionë euro, pra gjysma.
Vitor Roque ka firmosur për blaugranat deri në vitin 2031, ndërsa Athletico Paranaense merr 30 milionë euro pagesë fikse, plus 26 milionë të tjera pas arritjes së objektivave të caktuara nga talenti brazilian. Për më tepër, siç njofton Barcelona, klauzola e lirimit nuk është 1 miliard euro, por 500 milionë. Një shifër ende shumë e madhe për një 18-vjeçar.
Ushtria izraelite ka vazhduar bombardimet në Qytetin e Gazës më 13 gusht, para një ofensive të planifikuar për marrjen nën…
Lela Seferi, ish-banorja e njohur e “Big Brother VIP Kosova 3”, ka shpallur një lajm të rëndësishëm për fansat e…
Situata në njësinë Skënderbegas të Gramshit vijon të jetë e rënduar si pasojë e zjarrit që kalon nga fshati në…
Sara Hoxha, po shijon një periudhë të bukur pushimesh me partnerin e saj të ri, biznesmenin Erik Fullani, në një…
Situatata po vijon të bëhet edhe më dramatike gjatë orëve të fundit në Delvinë. Flakët janë përhapur masivisht dhe po…
Kryetari i PD, Sali Berisha në një konferencë me gazetarët u shpreh se po të kishte qeveri të vërtetë Delvina…