sport

Barcelona do të marrë ‘vendim strategjik’ për të ardhmen e Robert Lewandowskit

Barcelona po mendon seriozisht të marrë një vendim strategjik, duke e shitur Robert Lewandowski në fund të sezonit, shkruan AS.

Këtë verë, Lewandowski do të hynte në vitin e fundit të kontratës së tij, megjithëse ekziston një opsion për ta zgjatur atë edhe për një vit nëse ai luan 55% të ndeshjeve të Barçës sezonin e ardhshëm.

Të lidhura

None found

Megjithatë, sulmuesi polak mbush 36 vjeç në gusht dhe Barça është e kujdesshme të mos mbështetet shumë te një lojtar që është në fund të karrierës së tij.

Lewandowski ka tërhequr interes serioz nga Arabia Saudite dhe Shtetet e Bashkuara dhe Barça mund të rikuperojë lehtësisht një pjesë të konsiderueshme të 45 milionë eurove që i pagoi Bayern Munichut për ta nënshkruar me të në 2022.

Shitja e Lewandowski gjithashtu do të lehtësonte në masë të madhe faturën e pagave të Barçës pasi ai është fituesi i dytë më i madh në klub me 13 milionë euro pagë në sezon.

I pyetur për të ardhmen e tij, Lewandowski u përgjigj: “Nuk kam menduar se çfarë do të ndodhë sezonin e ardhshëm”.

Ai e ka lënë derën e hapur për largim nga klubi në fund të sezonit aktual me këtë deklaratë, ndërsa këtë sezon polaku ka qenë në formë të mirë që nga viti i ri, pasi ka shënuar pesë gola në gjashtë ndeshjet e tij të fundit. /Telegrafi/

të fundit

56-year-old from Grad, Delchevo arrested, suspected of illegal hunting

Një 56-vjeçar nga fshati Grad i Dellçevës është privuar nga liria nën dyshimin për kryerjen e gjuetisë së paligjshme. Sipas…

5 minutes ago

Assembly rejects all Left party amendments to 2027 budget

Shumica parlamentare e udhëhequr nga OBRM-PDUKM ka refuzuar amendamentet e partisë E Majta për Propozim-buxhetin e vitit 2027. Propozimet përfshinin…

5 minutes ago

Ben-Meir: $600,000 in US lobbying must deliver concrete results

Rikthimi i Kosovës në lobimin profesional në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas më shumë se dy vjetësh pa një…

6 minutes ago

Norway faces cyberattack, national identification system targeted

Sistemi kombëtar i identifikimit elektronik në Norvegji, ID-porten, është bërë objekt i një sulmi kibernetik të tipit DDoS. [...] Read…

7 minutes ago

Mirënjohje nga familja Krasniqi për solidaritetin e treguar

Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi ka reaguar për herë të parë pas vizitës së babait të tij, Jakup Krasniqit, duke…

7 minutes ago

Citizen protest in Tirana, march toward Elbasan Road with calls for Rama’s resignation

Prej orës 14:00 vijon protesta qytetare kundër qeverisë. Pas qëndrimit për disa orë para Ministrisë së Arsimit, protestuesit kanë zhvendosur…

7 minutes ago