Barcelona mund të bëjë një lëvizje të papritur për sulmuesin e Manchester United, Marcus Rashford, pasi trajneri Xavi Hernandez kërkon të forcojë opsionet e tij sulmuese.
24-vjeçari nuk ka arritur të vendoset si një lojtar i rregullt në formacionin fillestar në Old Trafford këtë sezon, gjë që ka bërë që ai të konsiderojë të ardhmen e tij në klub.
Sipas agjencisë spanjolle të lajmeve EFE, Rashford do të ishte i hapur ndaj idesë së një lëvizjeje të mundshme te Barcelona.
Manchester United ka opsione të shumta sulmuese këtë sezon pas një merkatoje të ngarkuar të transferimeve verore, dhe Rashford mund të joshet nga një largim për të provuar të marrë më shumë kohë për të luajtur.
Marrëveshja e tij aktuale me Manchester United skadon në qershor 2023, megjithëse ekziston një opsion për ta zgjatur atë edhe për një vit tjetër.
Në mënyrë të pabesueshme, Rashford ka bërë tashmë 283 paraqitje në ekipin e parë të Manchester United, kohë në të cilën ai ka shënuar 91 gola dhe ka dhënë 57 asistime./ h.ll/albeu.com
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Pirg. Policia bën e me dije se rreth orës 17:50…
Në Serbi mbrëmë pati incidente në protestat të cilat u zhvilluan në disa qytete të vendit. Në Novi Sad, pati…
Ministria e Mbrojtjes bën një përditësim të situatës nga zjarret në vend, deri në orën 17:00, datë 15 Gusht, dhe…
Rusia dhe Ukraina realizuan sot një tjetër shkëmbim të të burgosurve të luftës, konfirmuan ministria ruse e Mbrojtjes dhe presidenti…
Në një intervistë për Fox News Radio, presidenti amerikan Donald Trump u shfaq i bindur se homologu rus Vladimir Putin…
Një 39-vjeçar shqiptar, është denoncuar nga oficerët e Stacionit të Policisë së Comisos për mbajtje të armëve jashtë banesës pa…