Barca Femeni ka mposhtur 4-0 skuadrën e femrave të Real Madridit në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës.
Një mënyrë e mjaftueshme për t’u hakmarrë për humbjen e meshkujve të dielën e kaluar. Blaugranaset dominuan plotësisht ndeshjen me 66 për qind posedim të topit dhe 21 gjuajtje në portën e madrileneve.
Mariona Caldentey realizoi dy gola, dy golat e tjerë u shënuan nga ajo që shkëlqeu në Kupën e Botës, Salma Paralluelo.
Barcelona do të përballet me Levanten në finalen e Superkupës, skuadra e dytë më e mirë në Spanjë këtë sezon.
Megjithatë, Barcelona është favorit, si ekip me 13 fitore në 13 ndeshje dhe vetëm 3 gola të pësuar deri më tani.
Barcelona është në fakt skuadra më e pozicionuar për të fituar absolutisht gjithçka përsëri këtë sezon. /Telegrafi/
Selin Bollati i ka rrëfyer Dj Gimbos, një histori personale që lidhet me familjen e saj gjatë kohës që në…
Gimbo ka shpërthyer në lot ditën e sotme kur në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” është vendosur kënga më…
Klubi turk ka konfirmuar gjithcka teksa ka postuar foto të mesfushorit të Kombëtares shqiptare me shallin e klubit turk. Madje…
SPAK është përgjigjur, pasi Komisioni Parlamentar “Për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale”, i drejtuar nga Fatmir Xhafaj, ka bërë…
Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pasi SPAK i ‘mbylli derën komisionit “Xhafaj 2”. Në…
Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë të premten se Kosova ka nevojë për një marrëdhënie të re mes pushtetit…