Egnatia do të luajë sonte në orën 21:00 përballë Petrocub, kampionëve të Moldavisë, në stadiumin “Arena Egnatia”, në sfidën e kthimit të raundit të parë eliminator të UEFA Champions League.
None found
Ekipi i Nevil Dedes u rikthye nga transferta me një barazim thelbësor 1-1, rezultat që i mban shpresat e kualifikimit plotësisht të gjalla.
Sfida e parë nisi me një goditje të rëndë për rrogozhinasit, të cilët pësuan gol që në sekondat e para të takimit. Megjithatë, skuadra shqiptare nuk u dorëzua dhe baraspeshën e gjeti me anë të Altin Kryeziut.
Pavarësisht se mbetën me dhjetë lojtarë gjatë gjithë pjesës së dytë, kampionët e Shqipërisë treguan një personalitet të fortë dhe mbrojtën me sukses barazimin, duke e bërë këtë rezultat edhe më të vlefshëm.
Tani fati i tyre në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube do të përcaktohet në duelin vendimtar para publikut vendas, ku synohet një tjetër hap pozitiv.
Një kalim në raundin tjetër do të përfaqësonte një arritje të jashtëzakonshme për klubin dhe një shtytje të madhe për imazhin e futbollit shqiptar në Evropë.
Ish-deputeti Ervin Salianji, ka vizituar Prekazin në Kosovë, ku ka bërë homazhe në nderim të familjes legjendare Jashari. Në këtë…
Kompania ajrore norvegjeze me kosto të ulët, Norse Atlantic Airways, ka shpallur falimentimin, pasi nuk arriti të përballojë vështirësitë e…
Një 15-vjeçare në Agrinio të Greqisë ka denoncuar se ishte shfrytëzuar seksualisht që në moshën 11-vjeçare, duke vënë në qendër…
Ambasadorja e emëruar e Kosovës në Austri, Albulena Blakaj Gashi, ka dorëzuar kopjet e letrave kredenciale në Ministrinë Federale për…
Sezoni i ri i Big Brother VIP është shumë afër nisjes, ndërsa kurioziteti i publikut për emrat që do të…
Sot në Gjykatën Kushtetuese u mbajt një seancë ku u shfuqizuan Marrëveshja Kolektive për Kulturën dhe Neni 78-lj i Ligjit…