Categories: sport

Ballkani shpërthen pas disfatës ndaj Malishevës: Na vodhën titullin, nuk heshtim më!

Ballkani pësoi humbje 2-1 përballë Malishevës, ndonëse skuadra nga Suhareka ishte e para që kaloi në epërsi. Përmbysja e rezultatit në fund të takimit shkaktoi pakënaqësi të madhe në kampin e Ballkanit.

Momenti që nxiti reagimin e fortë të klubit ndodhi në minutën e 52-të, kur Ballkani kërkoi penallti. Sipas suharekasve, akordimi i saj do t’u krijonte mundësinë ta çonin rezultatin në 0-2.

Të lidhura

None found

Pas ndeshjes, klubi nga Theranda publikoi një reagim në faqen zyrtare, të shoqëruar edhe me video. Në deklaratë u përsëritën gjithashtu akuzat se titulli i sezonit të kaluar, i fituar nga Drita, u ishte marrë padrejtësisht.

REAGIMI I PLOTË:

Gjatë sezonit të kaluar zgjodhëm të heshtnim, edhe pse titulli na u vodh. Megjithatë, tani duhet të ketë reflektim, pasi nuk mund të vazhdojmë më në këtë mënyrë.

Përparim Hasani, kryeshefi i referimit, së bashku me ekipin e tij, na ka dëmtuar sezonin e kaluar në 13 ndeshje direkte. Në ato takime na janë marrë pikët dhe, për pasojë, kemi humbur titullin. Po kështu, na është vjedhur edhe Kupa e Kosovës.

Nëse këto të dhëna nuk janë 100% të sakta, le të angazhohen ekspertë botërorë për t’i analizuar të gjitha 36 lojërat e Superligës. Në rast se pretendimet tona nuk vërtetohen, do të dalim publikisht dhe do të kërkojmë falje.

Që në nisje të këtij kampionati, kryeshefi dhe piunët e tij duket se kanë filluar ta vendosin sërish ligjin në futboll, duke përcaktuar, si sezonin e kaluar, se kush do të shpallet kampion dhe cilat skuadra do të luajnë në Evropë.

Sezonin e kaluar kemi dërguar e-mail zyrtarë, përmes të cilëve kemi kërkuar që disa gjyqtarë të mos caktoheshin në ndeshjet tona. Çuditërisht, pikërisht ata arbitra delegoheshin në xhiron pasuese.

Nuk mund të qëndrojmë më në heshtje, sepse po nëpërkëmbet mundi i të gjithëve: i lojtarëve, stafit, investitorit dhe tifozëve.

Nuk kemi absolutisht asgjë kundër klubit të Malishevës dhe ia urojmë tri pikët. Jemi të bindur se ky klub nuk ka pasur ndikim në referimin e sotëm, por llogaritë e atyre që ndodhen më lart bënë që Malisheva të dilte fituese.

Sipas nesh, ndeshja e sotme u vendos 100% nga Alban Shala dhe Valon Bajgora.

Në minutën e 52-të, Valentin Serebe u rrëzua brenda zonës së Malishevës pas një ndërhyrjeje që, bazuar në pamjet, duket e mjaftueshme për të dhënë penallti. Ky vendim do të na mundësonte ta thellonim epërsinë në 0-2.

Në vend që të akordonte penallti, gjyqtari kryesor Alban Shala e ndëshkoi Sereben me karton të verdhë për simulim. Edhe më shqetësues ishte fakti se Valon Bajgora, i cili ndodhej në dhomën e VAR-it, nuk reagoi dhe nuk ndërhyri për rishikimin e vendimit.

Edhe në minutat e fundit, pas një goditjeje nga këndi, vlerësojmë se ndaj futbollistit tonë u shkaktua faull brenda zonës. Pikërisht nga vazhdimi i atij aksioni erdhi goli.

Në këtë mënyrë, këta “heronj” e çuan deri në fund misionin e tyre, sikur gjithçka të ishte përcaktuar përpara nisjes së takimit.

Jemi të vetëdijshëm se ashpërsia e këtij reagimi mund të mos i pëlqejë as Federatës së Futbollit të Kosovës. Megjithatë, kemi vendosur të flasim kaq fuqishëm, sepse mendojmë se ky është çasti i fundit për reflektim dhe për zgjidhjen përfundimtare të problemit të referimit.

Jemi të mërzitur.

I gjithë opinioni shqiptar, kudo që ndodhet në botë, e di se futbolli i Kosovës është bërë i njohur dhe është përfaqësuar në arenën evropiane përmes klubit tonë. Të gjithë i njohin paraqitjet tona në Evropë dhe historinë që kemi shkruar. Në kohën kur klubet e tjera shkonin në Evropë vetëm si vizitore, FC Ballkani garonte, fitonte dhe e përfaqësonte me dinjitet futbollin kosovar.

Kemi investuar, kemi sakrifikuar dhe kemi luftuar në çdo ndeshje, duke dhënë gjithçka për ngritjen e emrit të futbollit të Kosovës dhe për përfaqësimin dinjitoz të flamurit e të emrit të vendit në arenën ndërkombëtare.

Mjafton të shihet numri i futbollistëve të dalë nga FC Ballkani që sot kanë veshur fanellën e Kombëtares së Kosovës dhe të Kombëtares së Shqipërisë. Kjo përfaqëson punën dhe investimin tonë, si dhe kontributin që FC Ballkani i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë futbollit shqiptar.

Pas gjithçkaje që kemi investuar, sakrifikuar dhe ofruar për përmirësimin e imazhit të futbollit të Kosovës, nuk do të lejojmë askënd ta nëpërkëmbë djersën tonë.

Nuk kërkojmë favore, pikë të falura apo që dikush të na shpallë kampionë. Kërkesa jonë e vetme është që referimi të jetë i drejtë.

Duam vetëm drejtësi dhe trajtim të barabartë. Ajo që arrijmë ta fitojmë në fushën e lojës nuk duhet të na merret jashtë saj.

MJAFT KEMI HESHTUR!

të fundit

Mourinho përballë vendimit të vështirë: Vinicius Jr titullar apo në stol ndaj Atleticos?

Jose Mourinho ka një dilemë të rëndësishme për formacionin e Real Madridit para derbit ndaj Atletico Madridit, sidomos sa i…

43 seconds ago

Kapet në Morinë 34-vjeçari nga Kosova, kërkohej ndërkombëtarisht nga Gjermania

Një 34-vjeçar nga Kosova, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane për trafikim të lëndëve narkotike, është arrestuar në…

5 minutes ago

Regional elections in Germany increase pressure on Friedrich Merz; a poor CDU result could spark debate over the chancellor’s future

Gjermania voton të dielën në Berlin dhe Mecklenburg-Vorpommern, në zgjedhje që mund të shtojnë presionin mbi kancelarin Friedrich Merz dhe…

8 minutes ago

Flamingo Revolution to be presented at the Rotterdam Architecture Biennale

Revolucioni Flamingo i Shqipërisë shkon në Bienalen Ndërkombëtare të Arkitekturës së Roterdamit 2026, 18 shtator – 29 nëntor 2026. Kolektivi…

9 minutes ago

Doctors arrested over Greek singer’s death, Albanian journalist says they tried to hide evidence and had political connections

Vdekja e këngëtarit grek Giorgos Mazonakis ka shkaktuar reagime të forta në Greqi, ndërsa hetimet për rrethanat e humbjes së…

9 minutes ago

Serious incident in Sarandë/ This is the 44-year-old victim, known as “Tani i Rushdiut

Ky është Artan Murtaj, 44-vjeçari që mbeti viktimë në atentatin e sotëm në Sarandë. Myrtaj, njihej ndryshe edhe “Tani Ruzhdiut”…

10 minutes ago