sport

Ballkani i Ilir Dajës kërkon sot hakmarrjen në “Astana Arena”

Ballkani udhëton drejt Kazakistanin aty ku për llogari të Grupit C në Conference League, do të sfidojë vendasit e Astanës. Këta të fundit i mposhtën suharekasit në Fadil Vokrri, e tashmë të besuarit e trajnerit Ilir Daja do të kërkojnë t’i mp në shtëpinë e tyre.

Trajneri shqiptar e ka pranuar se përballë e pret një punë e vështirë, por që ekipi Portokalli do të tentojë të rikthehet me tri pikë në shtëpi.

“Nëse e marrim krahasimin, Astana ka më shumë eksperiencë se ne në garat evropiane. Ka më shumë ndeshje ndërkombëtare se ne. Ne jemi për herë të dytë që marrim pjesë në garat evropiane. Në udhëtim e kemi më të vështirë, pasi Astana ka në favor klimën dhe mbështetjen e publikut. Prandaj presim ndeshje të vështirë, por nuk kemi ardhur të dorëzuar. Përtej vështirësive edhe ne do të kërkojmë maksimumin në këtë ndeshje edhe të rezultatit”, deklaroi Daja para ndeshjes së sontme.

“Sigurisht ne na pëlqen të jemi fitues, por është ndeshje e vështirë. Astana ka ekip goxha të mirë, si në aspektin fizik, ashtu edhe taktik. Por nuk mund të jap përqindje ai që do ta fitojë ndeshjen, sepse futbolli është një sport jo shkencë ekzakte dhe unë përgatis ekipin tim për t’u futur në fushë për ta fituar ndeshjen”, vazhdoi tutje Daja, i cili e shpalli dy herë ekipin nga Suhareka kampion të Kosovës.

Nga kjo sfidë do të varet shumë edhe fati i kualifikimit për Kampionët e Kosovës që aktualisht renditen të tretët në Grupin C me tre pikë. Nga ana tjetër, Astana dhe Dinamo Zagreb me tre pike. Kryesuesja e grupit është Plzen me nëntë pikë që është e vetmja skuadër që ka siguriar matematikisht kualifikimin./albeu.com

 

të fundit

Torino është gati të blejë Asllanin nga Interi, dëshiron ta japë menjëherë si “dhuratë”

Klubi i Torinos nuk ka ndër mend që të mbajë Kristjan Asllanin si pjesë të tij, por në mënyrë të…

14 minutes ago

Horoskopi 29 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Ditën e sotme, marrëdhëniet tuaja sentimentale mund të përjetojnë një rikthim…

16 minutes ago

VIDEO/ Çmenduri në minutën e 98! Një gol nga portieri fundos keq Realin dhe çon në playoff Benfikën

Benfika e Zhoze Murinjos ka bërë sot mrekullinë përballë Real Madrid me një fitore 4-2 e cila ka ardhur në…

31 minutes ago

VIDEO/ Katër gola i mjaftojnë Barcelonës për t’u kualifikuar

Barcelona ka siguruar një fitore të rëndësishme përballë Kopenhagës me përmbysje në pjesën e dytë, për të siguruar një biletë…

33 minutes ago

Ministri i Jashtëm iranian paralajmëron: Ushtria jonë është “me gishtin te këmbëza”

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Aragçi, paralajmëroi sot se forcat e armatosura iraniane janë në gatishmëri të plotë për…

45 minutes ago

VIDEO/ Interi mposht Dortmundin dhe ngec në… “play off”

Interi mposhti me rezultatin 0-2, Borusian e Dortmundit në ndeshjen e zhvilluar në Gjermani, por pavarësisht triumfit, zikaltrit e Kristian…

53 minutes ago