Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “facebook”, ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se tifozi i zjarrtë i Kombëtares Ballist Morina që mbahet mend për dronin në Serbi është arrestuar në Shqipëri.
Sipas Berishës, Rama e ka arrestuar Morinën me urdhër të Beogradit, teksa bën thirrje për lirimin e menjëhershëm të tij.
Theksojmë se ende nuk ka asnjë informacion nga autoritet shtetërore në lidhje me këtë pretendim të Berishës, por një njoftim nga faqia e Ismail Morinës në “facebook” për ndalimin e tij në Kukës gjithashtu po qarkullon në media.
Postimi i plotë:
Rama me urdher te Beogradit arreston superfansin e kombetares tone Ismail Morina.
Kerkoj lirimin e tij urgjent.
Te dashur miq, me urdher te Edi Rames arrestohet sapo vuri kemben ne dheun e tij Ismail Morina si hakmarrje per dronin qe leshoi ne stadiumin e Beogradit me figurat e Ismail Qemalit dhe Isa Buletinit dhe qe harboi fare ultranacionalistet serb me ne krye serbomadhin Vuçiç.
Qe nga ajo kohe Ismail Morina eshte shnderruar ne njeriun me te persekutuar ne Ballkan. Rama dhe Vuçiç perkatesisht sherbimet e tyre sekrete kane montuar kunder Ballistit kurthe te ulta dhe sajuar akuza pa asnje baze.
Denoj me ashpersine me te madhe arrestimin e Morines dhe kerkoj lirimin e menjehershem te tij. Ju beje thirrje te gjitha organizatave nderkombetare te te drejtave te njeriut te nderhyne per lirimin e tij te menjehershem dhe te denojne persekutimin politik te Morines nga binomi famekeq Rama-Vuçiç. sb /albeu.com
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Paskuqanit ku një 64-vjeçar me iniciale H. P.,…
Gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pagoi rreth 1 milion euro për shërbime mediatike,…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy shprehu të dielën gatishmërinë për të hequr dorë nga përpjekja e vendit të tij për tu…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Kamzës ku një 65-vjeçar ka ndërruar jetë pasi…
Bashkëshortja dhe djali i Shpat Kasapit janë kthyer në Itali, por kësaj here rruga e tyre është bërë pa të!…
Moderatorja, Einxhel Shkira, ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan në rrjet se kishte pësuar një aksident të rëndë. Përmes një…