Carlo Ancelotti doli në konferencë për shtyp për të folur për ndeshjen e nesërme nëë Kupë kundër Elches në “Martinez Valero”.
Gjatë konferencës ai foli edhe për situatën e Eden Hazard dhe Gareth Bale.
None found
Bale dhe Hazard, ka ndodhur diçka?
“Është e thjeshtë, nuk ka asgjë të çuditshme mes nesh, ka konkurrencë dhe trajneri, që jam unë, çdo lojë zgjedh më të mirën për të qenë korrekt. Unë zgjedh më të mirën për të fituar. Ajo që ndodh në klubet e mëdha është se ka shumë e konkurrencës mund të flas për Nacho, Marcelo, Ceballos, Isco, Jovic… lojtarë me cilësi të madhe, të cilëve u ndodh e njëjta gjë me Bale dhe Hazard.
Është e vërtetë që të dy kanë pasur shumë pengesa. Lëndime, probleme… Bale është rikthyer tani, Hazard mendoj se është mirë fizikisht për një muaj e gjysmë. Unë nuk kam pse të këshilloj Hazard ose dikë. Ai ka karakterin dhe eksperiencën për të zgjedhur më të mirën për të. Nuk ka asgjë për të shtuar, ai nuk më ka kërkuar mua. Cilësia e tij mund të na ndihmojë më shumë, por ai ka kaluar vetëm pjesën e parë të sezonit. Ata nuk kanë mundur të ndihmojnë shumë, Shpresoj që pjesa e dytë të jetë shumë më e mirë”, përfundoi tekniku italian. r.t/albeu.com
Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka thënë se pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, institucionet duhet të…
Shtatë vjet më parë, Harry Kane ishte në Prishtinë me Anglinë për përballjen ndaj Kosovës, në ndeshjen e fundit të…
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se partia e tij nuk ka hequr dorë nga Ligji për Gjykatën Speciale…
Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që sistemi i…
Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në vendin e punës në Valtopina të Italisë. Rogert Ajdini,…
Aktorja e njohur Natalie Portman ka rrëfyer se seksualizimi i imazhit të saj që në fëmijëri e shtyu të krijonte…