sport

Babanë e ka një legjendë të Real Madridit, por ai refuzoi klubet europiane për të luajtur me Messin te Inter Miami

Federico Redondo është një mesfushor i talentuar argjentinas dhe djali më i vogël i legjendës së Real Madridit, Fernando Redondo.

Mesfushori mbrojtës 21-vjeçar konsiderohet gjerësisht si një nga talentet e rinj më të ndritur në futboll këto ditë, por ai nuk do të luaj njëherë në Evropë.

Federico mendohej t’i bashkohej një prej pesë klubeve më të mira të Evropës këtë verë, me Barcelonën gjithashtu ëndërronte ta shihte atë të vishte fanellën e Blaugranas në të ardhmen, por në vend të kësaj ai zgjodhi një lëvizje në MLS.

Përveç gjigantit katalunas në garë për mesfushorin e talentuar ishin edhe Bayern Munich, Milan, Liverpool e Real Madrid.

Fabrizio Romano ka raportuar se Inter Miami tanimë ka siguruar shërbimet e mesfushorit të talentuar argjentinas.

Marrëveshja, e vlerësuar me një vlerë prej 8 milionë eurosh, e sheh atë të largohet nga Argentinos Juniors për kampionatin amerikan te Inter Miami.

Edhe pse dukej një lëvizje e papritur, mediat në Argjentinë kanë raportuar se Leo Messi ishte shkaktari kryesor që Redondo u bashkua me Inter Miamin pasi ai ëndërronte të luante përkrahë tetë herë fituesit të Topit të Artë.

21-vjeçari në të ardhmen pritet të transferohet në Evropë pasi cilësitë e tij nuk diskutohen dhe ai konsiderohet si një nga mesfushorët më premtues argjentinas. /Telegrafi/

të fundit

Çfarë ndodhi në Kosovë? Joz Markun nuk e pranojnë në hotel, shoqëruesi i tij përleshet me recepsionistin

Emri i këngëtarit Jozefin Marku, i njohur ndryshe si Jozi, është përfshirë në një incident në Gjilan të Kosovës, teksa…

18 minutes ago

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë njoftojnë se kur do të mbahet deklarata përmbyllëse

Deklaratat përmbyllëse në çështjen kundër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbahen nga 9 deri më 18 shkurt,…

40 minutes ago

Debat i “ashpër” mes Inës dhe Brikenës: Këtu e gjete të bësh vajzën e ndershme?

Brikena dhe Ina janë përfshirë në debat të fortë me njëra-tjetrën, me akuza të ndërsjellta. Gjithçka nisi pasi Brikena i…

46 minutes ago

Emërohet drejtori i ri, ja kush do të drejtojë burgun e Durrësit

Edmond Llabani është emëruar ditën e sotme drejtor i komanduar i Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Durrës. Llabani…

54 minutes ago

Zonja e Parë e Francës si DJ, Brigitte Macron bëhet virale me një video teksa kërcen me mixtape-in ​​”Forever Young”

Bashkëshortja e presidentit francez, Brigitte Macron, ka qenë pjesë e fushatës “Pieces Jaunes” prej vitesh dhe, për të inkurajuar qytetarët…

1 hour ago

SHBA-ja dhe Venezuela finalizojnë fazën e parë të marrëveshjes, shitet nafta me vlerë 500 milionë dollarë

Shtetet e Bashkuara kanë përfunduar shitjet e para të naftës venezueliane me vlerë rreth 500 milionë dollarë, si pjesë e…

1 hour ago