Albion Rrahmani regjistroi një tjetër paraqitje të shkëlqyer në Rumani, të premten mbrëma.
Sulmuesi kosovar ishte autor i një goli në fitoren 2:0 të Rapid Bukureshtit ndaj Hermannstadt, shkruan Gazeta Express.
Të pranishëm në stadiumin e Rapidit ishin edhe prindërit e Albionit. Madje, babai i tij e festoi golin me flamurin e shtetit të Kosovës.
Edhe sulmuesi shkoi te tribuna ku ishin prindërit e tij për të festuar golin së bashku.
Megjithatë, zyrtarët e sigurisë në stadium reaguan shpejt dhe kërkuan që flamuri të largohet.
Sipas asaj që raporton mediumi rumun, “Digisport”, babai i Albionit u kërkoi falje dhe e hoqi flamurin me shpejtësi.
Të dy prindërit e 23-vjeçarit pastaj shfaqën një pankartë me emrin e Albion Rrahmanit.
Mediumi rumun shkroi se pas kësaj gjithçka shkoi mirë dhe nuk pati ndonjë incident që mund të bënte të eskalonte situata.
Kujtojmë se Rumania nuk e njeh pavarësinë e shtetit të Kosovës. Madje, tifozët nga ky vend shpeshherë kanë shfaqur mesazhe kundër Kosovës.
Një rast i tillë kishte ndodhur edhe vitin e kaluar, në ndeshjen mes Rumanisë dhe Kosovës, të vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2024”.
Shkaku i këtij rasti ndeshja ishte ndërprerë për një kohë, për të filluar pastaj pas largimit të parullës skandaloze “Kosova është Serbi”. /Gazeta Express/
Dashi Klima ne jetën tuaj ne çift do jete mjaft sensuale sot. Do ndiheni akoma edhe me mire pranë atij…
Autoriteti Portual i Vlorës ka ndaluar lundrimin e mjeteve të vogla lundruese nga dita e nesërme për shkak të përkeqësimit…
87 persona u liruan me rastin e Dita e Vitit të Ri në Venezuelë, njoftuan sot dy organizata joqeveritare. Kjo…
Demokrati Zohran Mamdani, i cili u betua sot si kryetar bashkie i Nju Jorkut, premtoi se do t'i jepte shembull…
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është parë së fundmi në stadiumin Emirates, ku ndoqi nga afër ndeshjen mes…
Katër ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës në Kosovë, po bëhet gjithnjë e më e qartë se…