sport

Aventura e Neymarit në Arabinë Saudite drejt fundit, braziliani afër rikthimit në Brazil

Ekipi brazilian Santos janë duke bërë gati një ofertë, për të rikthyer Neymarin përsëri në klub në një të ardhme të afërt.

Neymar mori famën kur arriti që me fanellën e Santosit të shënojë plotë 136 gola në 225 ndeshje, para se t’i bashkohej Barcelonës në vitin 2013. 32-vjeçari fitoi tre tituj të ligës e po ashtu edhe Copa Libertadores, para se të bëjë kalimin e ‘ëndrrave’ në Evropë.

Pasi iu bashkua Paris Saint-Germainit për një shifër rekord të transferimit në 2017, Neymar dështoi që të fitojë një trofe të Ligës së Kampionëve, pas suksesit që kishte pasur me Barcelonën në 2015.

Ai eventualisht pranoi gjatë verës një kalim në Lindjen e Mesme tek gjiganti arab Al-Hilal, por këtë herë aventura e tij në Arabi u ndërpre nga dy lëndime serioze.

Një lëndim i rëndë në gju në tetor të vitit të kaluar solli nevojën e operimit dhe tashmë Neymar nuk do të paraqitet më këtë sezon, teksa po vazhdon rikuperimin në Riad.

Marrëveshja e tij aktuale me Al-Hilalin skadon në vitin 2015, por Santos janë duke monitoruar me kujdes situatën e tij dhe tashmë presidenti i klubit Marcelo Teixiera, konfirmoi se bisedimet kanë nisur.

“Biseda me Neymarin ishte shumë e shpejtë, por bisedat e shpejta gjithmonë në fund përfundojnë duke pasur një efekt të mirë”, ka thënë Teixieira.

“Të rikthehet dhe të luajë këtu, ai duhet të rikuperohet mirë nga lëndimi. Ai do të vazhdojë eksperiencën e tij në Arabinë Saudite dhe më pas do të rikthehet këtu”, përfundoi Teixieira. /Telegrafi/

të fundit

Aksident i rëndë në rrugën nacionale Maqellarë-Peshkopi, plagosen 4 persona

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi, në afërsi të rrugës së…

25 minutes ago

I mori 8 mijë euro klientit për të ndikuar tek drejtësia, GJKKO shpall fajtor avokatin Besart Logu

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) njoftoi se Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për…

45 minutes ago

Lumturije Nonaj, e vetmja rapsode grua në botë që i bie lahutës

Lahuta mbetet shpirti i Shqipërisë së Veriut. Historitë që lindin nga tingujt e saj udhëtojnë më shpejt se njerëzit në…

1 hour ago

Akuzoi Brikenën për ndërhyrje estetike/ Zbulohen FOTOT e vjetra të Inës së “Big Brother Vip”

Ina, një nga banoret e këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, është vënë së fundmi në qendër të vëmendjes…

1 hour ago

Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet për shpërdorim detyre ish-drejtori i burgut të Durrësit Indrit Cërloj

Gjykata e Durrësit, ka vendosur masën e sigurisë arrest në burg për ish-drejtorin e Burgut, Indrit Cërloj, i cili akuzohet…

1 hour ago

Kërcënoi se do hakmerrej për vrasjen e të birit, procedohet babai i Martin Çeços

Policia e Korçës, ka nisur procedimin penal për Nevzat Çecon, 70 vjeç, babai i Martin Çeços i cili u vra…

2 hours ago