Kylian Mbappe thuhet se u la në stadium nga autobusi i ekipit të Paris Saint-Germain pas humbjes 1-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Borussia Dortmund të mërkurën mbrëma.
Niclas Fullkrug shënoi golin e vetëm të ndeshjes në Signal Iduna Park teksa skuadra e Bundesligës mori fitoren në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Jadon Sancho ishte më i miri për Dortmundin, ndërsa Mbappe u mbajt relativisht i qetë nga mbrojtja e ashpër e klubi verdhezi.
Reprezentuesi francez goditi shtyllën në pjesën e dytë, por nuk pati fat ta gjej golin në ndeshjen e parë.
Mbappe gjithashtu nuk doli nga stadiumi me pjesën tjetër të bashkëlojtarëve të tij, të cilët u kthyen në aeroport me trajnerin.
Sipas gazetës Le Parisien, Mbappe duhej të qëndronte për një kohë më të gjatë pasi u përzgjodh për testim të rastësishëm të dopingut.
Në përputhje me protokollin e UEFA-s, ai duhej të priste që të përfundonte testi i detyrueshëm dhe më pas të lidhej me shokët e tij të skuadrës në aeroport pasi u dërgua me transport privat.
Ndryshe, Mbappe është i vendosur për t’u larguar nga PSG si lojtar i lirë gjatë verës dhe do të bëjë gjithçka për ta kualifikuar ekipin në finalen e madhe.
Ai është vetëm dy gola larg arritjes së 50 golave në Ligën e Kampionëve duke barazuar shifrën e bashkëkombësit Thierry Henry në garën kryesore evropiane të klubeve. /Telegrafi/
Studentët e Fakultetit Juridik në Novi Sad, kanë hyrë në ndërtesën e Fakultetit të Filozofisë, ku mëngjesit të sotëm dekani…
Sot, më 27 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 82.8 lekë dhe shitet me 84.1 lekë. Euro, blihet me 96.8…
Këtë të mërkurë, rreth orës 02:00, një zjarr i madh ka përfshirë një pallat trekatësh në qendër të qytetit të…
Këtë të mërkurë, vlerat e larta barike që kanë përfshirë territorin shqiptar, pritet të sjellin mot të qëndrueshëm dhe rritje…
Dashi Edhe pse do mungojë pasioni i zjarrtë gjatë këtij muaji, kjo nuk do të thotë që ju do keni…
Taylor Swift dhe Travis Kelce i dhanë fund muajve të spekulimeve duke konfirmuar fejesën e tyre me një moment romantik…