Categories: sport

Austri–Kosovë kryeson renditjen e ndeshjeve me më shumë tifozë në xhiron e dytë

Takimi ndërmjet Austrisë dhe Kosovës rezultoi ndeshja më e ndjekur në stadium gjatë xhiros së dytë të Ligës së Kombeve.

Të lidhura

None found

Sipas statistikave të publikuara nga Football Meets Data, sfida e luajtur në “Ernst-Happel-Stadion” të Vjenës u ndoq nga 47,000 tifozë, duke zënë vendin e parë për numrin e spektatorëve të pranishëm.

Shifra prej 47,000 të pranishmish konfirmohet edhe nga të dhënat zyrtare të ndeshjes, të cilat tregojnë se stadiumi ishte i mbushur plot.

Pas kësaj përballjeje, renditjen e ndjekshmërisë e vijon Gjeorgji–Ukrainë me 43,382 tifozë. Ndeshja Belgjikë–Francë regjistroi 40,857 spektatorë.

Lista vazhdon me Danimarkë–Uells, e ndjekur nga 34,588 tifozë, dhe Turqi–Itali, që mblodhi 33,891 shikues. Gjermani–Greqi pati 28,945 të pranishëm, ndërsa Norvegji–Portugali u ndoq nga 25,953 spektatorë.

Suedi–Poloni tërhoqi 24,637 tifozë. Në ndeshjen Serbia–Hungari ishin të pranishëm 18,082 persona, ndërsa Serbia–Holanda numëroi 15,212 shikues.

Në fundin e klasifikimit u përfshinë Armenia–Mali i Zi me 11,400 tifozë, Lituani–Azerbajxhan me 7,539, Letoni–Qipro me 6,069 dhe Gjibraltar–Rumani me 1,382 shikues.

Numrin më të ulët të tifozëve e pati Izrael–Irlandë, me vetëm 319 të pranishëm. Ndërkohë, në grafikët e publikuar, përballja Rumania–Bosnjë e Hercegovina figuron me zero spektatorë.

Me 47,000 tifozë në tribuna, dueli i Kosovës me Austrinë ishte kështu ndeshja me pjesëmarrjen më të lartë në stadium gjatë gjithë xhiros së dytë të Ligës së Kombeve.

Austria triumfoi 3-1, ndërsa golin e vetëm për Kosovën e shënoi Edon Zhegrova nga pika e bardhë.//

të fundit

Pio Esposito feston golin e parë me Italinë, dedikimi i veçantë për gjyshen

Pio Esposito e ka shijuar në maksimum golin e tij të parë me fanellën e Italisë, të shënuar në fitoren…

2 minutes ago

Kurti: Zhvillimi rural do të shërbejë si bazë për transformimin e bujqësisë në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në Konferencën XXII të Rrjetit Evropian për Zhvillimin Rural, e cila po…

5 minutes ago

Përcaktohet paneli i Apelit për çështjen e ish-krerëve të UÇK-së

Gjykata Speciale ka caktuar gjyqtaret për seancën e Apelit në rastin e ish-krerëve të UÇK-së. Sipas gazetarit Besian Beha, Michele Pichard…

5 minutes ago

Përcaktohet data dhe ora e derbit Partizani-Tirana

Partizani - TiranaTashmë nuk ka më dilema, FSHF ka zbuluar se kur do të luhet derbi i kryeqytetit mes Partizanit…

8 minutes ago

Michael Olise shkëlqen me Francën dhe mahnit mediat evropiane

Sulmuesi i Bayern Munichut, Michael Olise, ishte protagonisti kryesor i fitores së Francës ndaj Belgjikës, duke shënuar një gol spektakolar…

14 minutes ago

Turistët turq kryesojnë vizitat në Shkup, Maqedoninë e Veriut e vizitojnë 741 mijë e 466 turistë

“Të gjithë e keni vënë re se kohët e fundit po dominojnë turistët turq në Shkup. Dhe kjo nuk është…

19 minutes ago