Drejtori sportiv i Inter-it, Ausilo, është shprehur me krenari dhe me bindje rreth momentit të klubit zikaltër.
I intervistuar nga “SKY”, Ausilio ka thënë se nga një momentë i artë i klubit pas fitores së kampionatit italian, klubi dhe tifozët kaluan një verë të trazuar ku humbi themelet kryesore. Largimi i Contes, Lukakut, Hakimit dhe Eriksen, zhgënjeu shumë tifozët dhe i mbushi ato me demoralizim. Por në fakt po ndodh komplet e kundërta, ku Inter është përsëri i fuqishëm dhe shumë i bindur në rrugëtimin e tyre për të mbrojtur trofeun.
None found
“Largimi i Contes, Lukakut, Hakimit dhe Eriksen mund të kishte vrarë këdo, por jo ne sepse ne jemi Inter. Katër themelet e fitimit të kampionatit na u larguan këtë verë dhe ne nuk ishim në gjendje t’i mbanim. Tifozët ishin shumë të zhgënjyer dhe ne si klub i kuptuam shumë mirë, pasi ata që u larguan ishin kryesorët e rrugëtimit tonë të artë. Por ja ku jemi sot, sërish shumë të fortë dhe me kokën lartë.
Afruam lojtarë që tifozët nuk kishin aq shumë besim tek ata, e nuk i kundërshtoj dot pasi lojtarët që larguam ishin të kalibrit të lartë. Por ne afruam Calhanoglu, Dzeko, Dumfries dhe Correa. Të gjithë këta kanë bërë më shumë se sa ne prisnim prej këtyre. Darmian dhe Perisiç gjithashtu mund t’i quajmë blerje të reja pasi të gjithë e dimë se sa e kanë ndihmuar këtë ekip të ecë përpara.
Sot ne jemi në vendin e parë në Seria A dhe sapo kemi kaluar grupet e Championsit, jemi në rrugën e duhur,” është shprehur Ausilio./h.ll/albeu.com
Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…