sport

Aubameyang i “braktisur” nga Arsenali dhe stërvitet i vetëm

Pierre-Emerick Aubameyang është detyruar të stërvitet i  vetëm nga trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, i cili gjithashtu e la jashtë skuadrës së dy ndeshjeve të fundit.

Sulmuesit gabonez i është hequr kapiteni në klubin londinez dhe gjithashtu nuk do të përfshihet kundër Leeds United të shtunën pasi u kthye vonë nga një udhëtim në Francë për të vizituar nënën e tij të sëmurë.

Klubi i kishte thënë që të kthehej në Londër të mërkurën mbrëma javën e kaluar, por ai nuk arriti deri në mëngjesin tjetër.

Arteta ka thënë se një grup drejtues është krijuar për të zëvendësuar Aubameyang si kapiten i klubit pas incidentit.

Atij iu tha në fillim të kësaj jave të stërvitej në shtëpi, por besohet se është kthyer në ambientet stërvitore të klubit duke punuar vetë, dhe kuptohet që Arsenali ka kërkuar që ai të punojë në terrenin stërvitor me një plan të hartuar nga stafi i klubit, i veçuar nga pjesa tjetër e ekipit./h.ll/albeu.com

të fundit

Protesta në të gjithë Serbinë, në Novi Sad thyhen zyrat e partisë së Vuçiçit

Një numër i madh protestuesish janë mbledhur sonte në Beograd dhe para turmës është vendosur një kordon policie që bllokon…

30 seconds ago

OKB bën thirrje për presion ndaj talibanëve për shkak të shkollimit të vajzave

Kombet e Bashkuara bën thirrje që shtetet të ushtrojnë presion diplomatik ndaj sundimtarëve talibanë në Afganistan, duke thënë se ndalesa…

41 minutes ago

Vrau me thikë 14-vjeçarin Erald Xhenjon në Maliq, me pranga në duar policia shoqëron në komisariat autorin

Enedio Guri 14-vjeçari autor i vrasjes së bashkëmoshatarit të tij, Erald Xhenjo, ka lënë spitalin dhe është shoqëruar në komisariat…

1 hour ago

Izraeli bombardon Gazën, të paktën 17 të vrarë ditën e sotme

Agjencia e mbrojtjes civile e Gazës ka njoftuar se të paktën 17 persona kanë humbur jetën sot nga sulmet izraelite,…

1 hour ago

Igli Tare sjell sukses në merkato/ AC Milan arkëton shifrën më të lartë në histori

AC Milan arrin rekord historik në shitjet e lojtarëve, falë menaxhimit të Igli Tares AC Milan ka arritur këtë verë…

2 hours ago

Vrasja tragjike e 14-vjeçarit, ekspertët mjeko-ligjorë e policia rrethojnë lokalin në Maliq/ Gjurmë gjaku në verandë, adoleshentët u konfliktuan dhe një ditë më parë

Një konflikt me dy 14-vjeçarëve ka çuar në vdekjen e njërit prej tyre dhe në plagosjen e tjetrit. Ngjarja tronditëse…

2 hours ago