Jaroslava Mahuchikh, e cila u detyrua të linte shtëpinë e saj pas pushtimit rus të Ukrainës, tha se po luftonte për vendin e saj, pasi fitoi medaljen e artë në kërcimin së larti në Kampionatin botëror të atletikës në sallë në Beograd.
Kjo atlete 20-vjeçare, e cila është kampione aktuale evropiane në kërcim së larti dhe fituese e medaljes së bronztë në Lojërat Olimpike të Tokios, i kaloi ditët duke u fshehur në bodrum, përpara se të arrinte të udhëtonte me makinë deri në Serbi, duke përshkuar gati se 2000 kilometra për tre ditë, raporton Reuters.
Mahuchikh fitoi medaljen e artë me kërcimin prej 2.02 metrash, ndërkaq medaljen e argjendtë e fitoi australiania Eleanor Patterson dhe të bronztën Nadezhda Dubovitskaya nga Kazakistani.
“Kjo ishte shumë e rëndësishme për mua, familjen time, vendin tim”, tha Mahuchikh për BBC Sport.
“Nuk mendoj për garën, stërvitjet. Për mua, ardhja këtu ishte e vështirë – tre ditë me makinë – dhe kërcimi këtu ishte shumë i vështirë në aspektin psikik, sepse zemra ime ka mbetur në vendin tim”.
Mariya Lasitskene, e cila fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike duke përfaqësuar Komitetin Olimpik Rus, u përjashtua nga gara pasi Atletika Botërore ndaloi pjesëmarrjen e atletëve dhe zyrtarëve nga Rusia dhe Bjellorusia.
Rusia filloi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende të tjera perëndimore, që atëherë kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë, në një përpjekje për të ndaluar vuajtjet në Ukrainë.
Sanksionet zbatohen edhe për pjesëmarrjen e atletëve rusë në gara./REL
Eljan Tanini është emëruar Drejtor i Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit. Lajmin për emërimin e gazetarit në krye të këtij…
Një sulm ajror izraelit ka goditur palestinezë pranë një qendre mjekësore në Rripin e Gazës të enjten, duke i vrarë…
Ditën e sotme, u mësua se kandidati i Endri Shabanit, Zeqir Kordhoni, gjithashtu i afërm i tij, ka shprehur dyshime…
Vendet vakante në bashkinë e Vlorës të liruara pas ultimatumeve të kryeministrit Edi Rama, pritet të mbushen së shpejti. Deputeti…
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka dhënë detaje nga vendimi i Gjykatës së…
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji u shpreh sot se kryeministri Edi Rama ishte ai që fliste në publik për…