As Inter, as Milan dhe as Juventus. Rodrigo De Paul do të transferohet në kampionatin spanjoll sezonin e ardhshëm, pasi garën për blerjen e kartonit të tij e ka fituar pikërisht Atletico Madrid, që ka bindur drejtuesit e Udineses.
Kapiteni i friulianëve ndiqej nga skuadrat më të mira të Serisë A, por asnjëra prej tyre nuk ishte gati të ofronte 40 milionë euro kesh për kartonin e futbollistit, gjë që e bëri menjëherë Diego Simeone, i cili do ta ketë nën urdhrat e tij sezonin e ardhshëm.
Mediat italiane raportojnë se marrëveshja mes Atleticos dhe Udineses është arritur për shifrën e 35 milionë eurove, plus 5 të tjera bonuse lehtësisht të arritshme, për të plotësuar 40 milionët e kërkuar nga klubi friulian.
Në të njëjtën kohë edhe De Paul ka arritur marrëveshjen me Los Colchneros, për të firmosur një kontratë 5-vjeçare, me pagë 3.5 milionë euro në sezon, që mund të shkojë deri në 5 milionë euro në sezon bashkë me bonuset.
Aktualisht futbollisti është i angazhua me Argjentinën në Copa America dhe vetëm në muajin korrik pritet të bëhet edhe prezantimi zyrtar i tij te Atletico e Madridit, ndërsa klubet e Serisë A “mbeten me gisht në gjë”, pasi nuk arrijnë të blejnë një nga mesfushorët më të spikatur të sezoneve të fundit.
Këngëtarja e njohur, Shyhrete Behluli, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar ditëlindjen e bashkëshortit të saj, Lulit.…
Southwest Airlines, një nga linjat më të mëdha amerikane të fluturimit, po ndryshon rregullat e saj për pasagjerët obezë, duke…
Prindërit e 16-vjeçarit Adam Raine, Matt dhe Maria Raine, ngritën një padi kundër OpenAI dhe drejtorit ekzekutiv Sam Altman, duke…
Ditën e sotme, në konferencën për mediat, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e konsideron si një akt historik, vendimin…
Këngëtari dhe ish-banori i ‘Big Brother VIP Albania’, Kelly ka ndarë me ndjekësit e tij një lajm të trishtë për…
Këtë të enjte 28 gusht 2025, Komisioni Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ka miratuar sot me tre vota pro…