Antoine Girezmann ka shqetësuar të gjithë te Atletico Madrid, pasi u largua nga loja 12 minuta para fundit të saj me Interin.
Kryeqytetasit spanjoll pësuan humbje minimale në Giuseppe Meazza 1-0 nga Interi në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
Megjithatë lëndimi duket se nuk është aq serioz sa u parashikua në fillim kur Griezmann u largua nga ndeshja,
32-vjeçari ka pësuar një ndrydhje të kaviljes sipas komunikatës së klubit, dëmtim që nuk mendohet të jetë shumë serioz.
Tek Atletico ka optimizëm në lidhje me rikuperimin e Griezmann për duelin e kthimit në ‘Wanda Metropolitano’, sfidë që zhvillohet më 13 mars.
Gjendja e sulmuesit francez do të monitorohet me kujdes dhe në ditët e ardhshme do të mësohet më shumë rreth kohës që do të qëndrojë jashtë fushave.
Gjatë këtij edicioni, Griezmann ka shënuar 18 gola në total në të gjitha garat, derisa ka edhe shtatë asistime. /Telegrafi/
Shqipërinë e presin sfida të mëdha në vitin 2026, ku fillimisht do të jetë “Play Off” për një vend në…
Artisti i njohur Robert Aliaj ka ndarë momente interesante dhe të pathëna nga fëmijëria dhe shkollimi i tij gjatë një…
Gjykata e Apelit të Tiranës ka hequr sekuestron mbi pronat e dy biznesmenëve Elman Abule, Kristian Boçi dhe bashkëshortes së…
Një aksident me përfshirjen e tre mjeteve në aksin rrugor Lushnjë-Fier, ka ndodhur pasditen e sotme. Policia e qarkullimit në…
Gjykata e Elbasanit, rrëzoi kërkesën e Prokurorisë për shpalljen fajtor dhe burgosjen e një prej autorëve të dyshuar të vrasjes…
Një situatë e tensionuar u regjistrua së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku Stenaldo shpërtheu ndaj Brikenës…