Categories: sport

Atletico Madridi nis La Ligën me sukses, mposht 2-0 Malagan

Atletico Madridi e ka hapur sezonin e ri në La Liga me një fitore në fushën e tij ndaj Malagas.

Të lidhura

None found

Skuadra e njohur si “Los Rijoblancos” triumfoi 2-0, në një ndeshje që për pjesën më të madhe të saj mbeti e ekuilibruar.

Rastet nuk munguan gjatë 45 minutave të para, por as Atletico dhe as Malaga nuk arritën të gjenin rrugën drejt rrjetës, ndaj ekipet shkuan në dhomat e zhveshjes me rezultatin 0-0.

Rodrigo Mendoza iu afrua golit, por portieri Herrero reagoi në mënyrë të shkëlqyer dhe e ndali tentativën e tij.

Avantazhi i vendasve erdhi në minutën e 70-të, kur afrimi i ri Kang-in Lee realizoi një gol të bukur nga distanca, duke e lënë portierin të palëvizur.

Fitoren e Atletico Madridit e siguroi Alex Baena në minutën e 85-të, me një goditje spektakolare nga faulli.

Me këtë rezultat, Atletico regjistron tri pikët e para të sezonit në La Liga, ndërsa Malaga do të kërkojë të reagojë në javët e ardhshme.

të fundit

Conte angazhon Pini Zahavin për të siguruar stolin e Manchester Unitedit

Antonio Conte po synon seriozisht stolin e Manchester Unitedit dhe ka ndërmarrë hapa konkretë për të avancuar kandidaturën e tij.…

10 minutes ago

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, asfiksohen dy punonjës, dërgohen me urgjencë në spital

Dy punonjës të një furre buke në fshatin Qënas në Fier janë asfiksuar mëngjesin e kësaj të mërkure si pasojë…

21 minutes ago

Pogradeci gjen pasuesin e Çelës: marrëveshje me ish-trajnerin e Dinamos dhe Partizanit

Pogradeci nuk ka humbur kohë për të gjetur pasuesin e Emiljano Çelës [...]Read More...

34 minutes ago

National protest today as citizens and students gather at 14:00 outside the Ministry of Education, calling for Rama’s resignation

# Dita e 165-të e protestës kundër qeverisë, në orën 14:00 mbahet protesta kombëtare Protesta kundër qeverisë vijon edhe këtë…

36 minutes ago

Three dead and three injured after SUV hits pedestrians in Los Angeles

Tre persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën rëndë në Los Angeles kur një makinë u përplas me…

37 minutes ago

Tirana is becoming harder for young families as births fall at twice the national rate

Teksa kryeqyteti vijon të tërheqë popullsi nga qarqet e tjera të vendit, numri i lindjeve po bie me ritme të…

37 minutes ago