Categories: sport

Atletico Madridi i vë një kusht Alvarezit për të ulur klauzolën e largimit

Julian Alvarez mund të vijojë rrugëtimin e tij larg kryeqytetit spanjoll në një moment të dytë, por drejtuesit e Atletico Madridit duket se kanë vendosur një parakusht konkret për sulmuesin argjentinas.

Të lidhura

None found

Sipas informacioneve të gazetarit Pipi Estrada, numri një i klubit madrilen, Miguel Angel Gil Marin, i ka dhënë fjalën lojtarit se çmimi i lirimit do të rishikohet në rënie, me kushtin që ai të arrijë të paktën 20 gola gjatë edicionit aktual.

Vlera e re e kësaj klauzole nuk është zbuluar ende, teksa Alvarez ka një marrëveshje të vlefshme me skuadrën deri në vitin 2030. Kampioni i botës, i cili u transferua te Atletico nga Manchester City në vitin 2024, regjistroi 20 rrjeta dhe dhuroi nëntë pasime vendimtare në 49 ndeshje sezonin e shkuar.

Gjatë merkatos verore, e ardhmja e tij ishte një çështje e nxehtë, me Barcelonën dhe Arsenalin që u përfolën si destinacione të mundshme. Pavarësisht interesimit, sulmuesi mbeti pjesë e La Ligës.

Argjentinasi e nisi si titullar përballjen me Liverpoolin në Ligën e Kampionëve, ku shërbeu asistin për golin e Marcos Llorentes, por më pas një problem muskulor e la jashtë sfidës kundër Real Sociedadit.

Në rast se e kap objektivin prej 20 golave, rasti i Alvarezit mund të rikthehet si një nga çështjet më të nxehta të afatit kalimtar, me raportet që tregojnë se Barcelona dhe Arsenali po mbajnë nën vëzhgim ecurinë e tij.

të fundit

Kadri Veseli shpallet fajtor, Gjykata e Hagës e dënohet me 18 vite burg!

Kadri Veseli, është dënuar me 18 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Trupi gjykues e shpalli Veselin fajtor…

3 minutes ago

Kadri Veseli dënohet me 18 vite burgim nga Dhomat e Specializuara

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë dënuar me 18 vite burgim ish kryekuvendarin, Kadri Veselin, ish-kryetarin e Kuvendit…

3 minutes ago

Ish-komandanti i UÇK-së Jakup Krasniqi gjobitet me 25 vite burg nga Gjykata e Hagës

Haga ka shpallur fajtor ish-kreun e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqin. Gjykata ka dënuar Jakup Krasniqin më 25 vjet…

4 minutes ago

Gjykata Speciale shpall dënimet në Hagë: 25 vjet burg për Thaçin e Krasniqin, 18 për Veselin dhe 13 për Selimin

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shpallur fajtor dhe është dënuar me 25 vite burgim nga Dhomat e Specializuara të…

4 minutes ago

Hague court finds Jakup Krasniqi guilty, sentenced to 25 years in prison

Krasniqi shpallet fajtor për krime lufte, përfshirë ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme. vijon… [...] Read More...…

5 minutes ago

Hague court convicts Hashim Thaçi, sentences him to 25 years in prison

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shpallur fajtor për krime lufte dhe është dënuar me 25 vjet burgim nga Dhomat…

5 minutes ago