Manchester United po ndërmerr hapa të fortë në përpjekjen e tyre për të siguruar portën e tyre dhe thuhet se i kanë vënë sytë te Jan Oblak të Atletico Madrid.
Djajtë e Kuq, të vetëdijshëm për gabimet e Andre Onanës, do të shqyrtonin seriozisht mundësinë e zëvendësimit të portierit kamerunian, të nënshkruar verën e kaluar.
None found
Onana, i cili erdhi nga Interi si zëvendësues i David de Geas, është përballur me vështirësi në përshtatje, duke pësuar 47 gola në 30 paraqitje dhe duke mbajtur vetëm nëntë herë portën e paprekur. Edhe pse ai ka kontratë deri në vitin 2028, thashethemet për të ardhmen e tij në Old Trafford janë të vazhdueshme.
Në këtë kuadër, lind edhe mundësia e Jan Oblak, portierit slloven me përvojë të Atletico Madrid. Sipas TodoFichajes, Manchester United po përgatit një ofertë prej 45 milionë eurosh për Oblak, i cili prej kohësh është cak i Djajve të Kuq.
Gardiani 31 vjeçar ka qenë një shtyllë për Atleticon që nga ardhja e tij në 2014, duke grumbulluar 422 paraqitje dhe duke mbajtur 10 porta të paprekura sezonin e kaluar. Edhe pse ai ka një kontratë deri në vitin 2028, Atletico do të ishte i gatshëm ta linte të shkonte për ofertën e duhur në tregun e ardhshëm të transferimeve.
Kjo blerje e mundshme shton planet e rinovimit të Manchester United për sezonin e ardhshëm. Përveç forcimit të portës, klubi po shikon një qendërmbrojtës të ri, mesfushor qendror dhe qendërsulmues si pjesë e rindërtimit nën aksionarin Sir Jim Ratcliffe.
Rindërtimi i ekipit është një prioritet për Djajtë e Kuq, të cilët po kërkojnë të përmirësojnë skuadrën e tyre përpara sezonit 2024-2025. /Telegrafi/
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…
Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…
Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…
Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…
Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…