sport

Atletico Madrid e ka vendosur, Lautaro Martinez në krye të projektit

Ka patur edhe më përpara zëra se Atletico Madrid ka shfaqur interes për Lautaron Martinez, por asnjëherë nuk ka ardhur një ofertë zyrtare në drejtim të klubit zikaltër pasi ai ka patur një klauzolë lirimi prej 111 milionë eurosh.

Tashmë, rinovimi i kontratës së tij që është deri në vitin 2026, e ka hequr këtë marrëveshje, dhe kështu Atletico ka mundësinë e saj të artë për të provuar seriozisht.

Të lidhura

None found

Diego Simeone e pëlqen shumë lojtarin argjentinas, ai e njeh mirë, e ka ndjekur shpesh dhe kështu ai i është shfaqur i vendosur përpara drejtuesve të klubit spanjoll se “El Toro” është sulmuesi që tekniku dëshiron në ekipin e tij.

Lautaro zbarkoi në Milano por ishte nën hijen e Icardit, thjesht një zëvendësues, një rezervë. U aktivizua pak herë, por gjithmonë kur e niste nga stoli shënonte, sidomos ai gol ndaj Napolit në minuat e fundit të lojës. Tashmë, ai është një sulmues titullar tek Interi, që nga koha kur Icardi u largua. Filluan golat, duartrokitjet e tifozëve, filloi të bëhej idhulli i tyre. Nofka e tij i tregon të gjitha, “El Toro” që do të thotë demi, pikërisht për arsyen se e ndjek topin sikur demi pelerinën e kuqe.

Simeone është i bindur tashmë, por edhe Inter do të mund ta sakrifikonte për një shumë të mirë. Ai vlerësohet midis vlerave 80 milionë euro e deri te 90 milionë euro. Interi do të ishte i lumtur ta shiste në vlerën maksimale, por ndoshta edhe më shumë, kështu që Atletico Madrid do të provojë për të në merkaton e verës./ h.ll/albeu.com

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

5 minutes ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

42 minutes ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

50 minutes ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

1 hour ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

1 hour ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

1 hour ago