Categories: sport

Atl. Madrid heq dorë nga Vlahoviç, pranë firmës me brazilianin

Gara e fortë dhe çmimi i lartë i pretenduar nga klubi i Fiorentinës, kanë bërë që Atletico Madrid të heqë dorë nga sulmuesi serb Dussan Vlahovic. Lajmi konfirmohet nga prestigjozja “Sky” që raporton se Los Colchoneros janë vetëm një hap larg zyrtarizimit të blerjes së brazilianit Mathaus Cunha nga Hertha e Berlinit.

Klubi gjerman duket se ka vendosur të pranojë ofertën prej 30 milionë eurosh të spanjollëve për kartonin e brazilianit 22-vjeçar, i cili pritet të fluturojë drejt Madridit për të kryer vizitat mjekësore e për të hedhur firmën mbi kontratë.

Të lidhura

None found

Matheus Cunha ka luajtur tre sezone në Bundesligën gjermane, një vit e gjysmë me Leipzig dhe po kaq me Herthën e Berlinit, por pikërisht në klubin kryeqytetas ka spikatur si sulmues i dytë, duke shënuar edhe 8 gola në sezonin që lamë pas.

Në “Wanda Metropolitana” braziliani do të ketë misionin të bëjë partnerin e Luis Suarez, apo të zëvendësojë veteranin uruguaian në majë të sulmit, duke qenë se vitet mbi supe të tij nuk ofrojnë garanci për të përballuar një sezon intensiv.

të fundit

Skënderbeu-Dinamo nis në Korçë pas vërshëllimës së arbitrit

Pjesa e parëSkënderbeu 0-0 Dinamo   FORMACIONET ZYRTARE:SKËNDERBEU: Dobjani; Lagonidis, Totre, Nasr, Bismark, Janaqi, Drame, Shkëmbi, Zenullari, Shaqe, Amadou [...]Read More...

9 minutes ago

Klekovski: Paralajmërimi i hershëm për drogërat do të ndihmojë në mbrojtjen më të shpejtë të shëndetit publik

Ministria e Shëndetësisë, në kuadër të Agjendës së Reformave 2024–2027, po zbaton dy masa kyçe që lidhen me politikën ndaj…

17 minutes ago

Granit Xhaka detyrohet të lërë fushën pas lëndimit ndaj Chelseat

Kapiteni i Sunderlandit, Granit Xhaka, pësoi një goditje të rëndë pasi u detyrua të largohej nga fusha për shkak të…

33 minutes ago

VIDEO/ Tabaku: Shqipëria ka pensionet më të ulëta në rajon

Ditën e sotme, përmes një videomesazhi në rrjete sociale, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, u shpreh se pensionet në…

38 minutes ago

Rumen Rumenov shpallet boksieri më i mirë i turneut “Adem Jashari

Boksieri nga Bullgaria, Rumen Rumenov, është shpallur boksieri më i mirë i turneut të 28-të tradicional ndërkombëtar të boksit “Adem…

38 minutes ago

A i lani dhëmbët siç duhet? Këshillat e ekspertit për një higjienë më të mirë orale

I lani dhëmbët çdo ditë, por a po e bëni siç duhet? — Klan Kosova [...]Read More...

44 minutes ago