E ardhmja e Ederson në Atalanta është shumë e paqartë pas sezonit të jashtëzakonshëm që ka shfaqur mesfushori brazilian.
Mesfushori i talentuar brazilian ka tërhequr vëmendjen e disa gjigantëve evropianë, përfshirë Barcelonën, Juventusin, Arsenalin dhe Liverpoolin.
None found
Katalunasit e kanë bërë prioritet nënshkrimin me brazilianin, megjithatë një gjë e tillë nuk do të jetë aspak e lehtë pasi konkurrenca për të është e madhe.
Siç ka raportuar ‘Calciomercato’, të vetëdijshëm për interesin e ngjallur për yllin e tyre, Atalanta ka vendosur të kërkojë 50 milionë euro për ta lënë të lirë mesfushorin e tyre.
Vendimi për t’i vënë një çmim të lartë i përgjigjet sezonit të jashtëzakonshëm që Ederson ka pasur në skuadrën zikaltër nga Bergamo.
Me shtatë gola dhe një asistim, braziliani ka qenë një pjesë thelbësore në suksesin e Atalantës, veçanërisht në Ligën e Evropës, ku klubi italian u kurorëzua kampion pasi mposhti Bayer Leverkusenin në finale me rezultat 3-0.
Ecuria e Edersonit nuk ka kaluar pa u vënë re nga klubet e njohura, të cilët shohin tek ai një talent me potencial të jashtëzakonshëm.
Megjithatë, Atalanta janë të vendosur të ruajnë yllin e tyre dhe kanë vendosur një çmim që pasqyron vlerën e tij në tregun aktual të futbollit evropian.
22-vjeçari iu bashkua zikaltërve dy vite më parë nga Salernitana për 22 milionë euro, derisa klubi bergamask synon që nga largimi i tij të fitojë dyfishin e shumës së shpenzuar. /Telegrafi/
Propozimi i Ministrisë së Drejtësisë për të dhënë provimin e jurisprudencës në të dy gjuhët, maqedonisht dhe shqip, është racional,…
Drejtoria e Policisë Financiare ngriti një kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup kundër personit J.M., ish-drejtor i përgjithshëm…
Dejan Kulusevski ka thënë se ndihet si një "njeri tjetër" pasi u rikthye në ekipin e Tottenhamit pas një pushimi…
Ditën e sotme, përshkallëzimi i revoltës qytetare, ka arritur një tjetër pikë kulminante përpara Ministrisë së Arsimit, ku situata ka…
Kapiteni i Liverpoolit, Virgil van Dijk, ka shprehur vendosmërinë për ta udhëhequr skuadrën drejt një kapitulli të ri, nën drejtimin…
Barcelona dhe Bayern Munichu po e përcjellin nga afër zhvillimin e mesfushorit të ri Johan Manzambi, i cili po shkëlqen…