Sulmuesi kosovar, Astrit Selmani e ka gjetur rrugën e rrjetës për herë të parë që prej se u bë pjesë e ekipit rumun Dinamo Bukuresht.
Dinamo Bukureshti u përball sot (e martë) me Botosanin, në kuadër të raundit të gjashtë, i vlefshëm për betejën për mbijetesë.
Ekipi i Selmanit pësoi humbje me rezultat të ngushtë 2-1 me Selmanin që shënoi golin e vetëm në këtë takim për Dinamo Bukureshtin.
Për Selmanin ky ishte goli i parë me fanellën e ekipit rumun, që prej se u bë pjesë e tyre në shkurt të këtij viti nga ekipi izraelit Hapoel Beer Sheva.
Kujtojmë se sulmuesi shtatlartë ka debutuar me Kosovën në tetor të vitit 2021, ku deri më tani numëron pesë paraqitje dhe ka një gol të shënuar. /Telegrafi/
Kryeministri i Polonisë ka kërkuar të aktivizojë Nenin 4 të NATO-s, pasi vendi i tij rrëzoi dronë rusë në hapësirën…
Dy ditë para nisjes së legjislaturës së re të Kuvendit, Partia Demokratike mblodhi sot Kryesinë, e para pas humbjes së…
Këtë të mërkurë, ish-kryeministri dhe njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka nisur mbledhjen e Kryesisë së PD-së…
E ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Julia Ilirjani ka bërë një deklaratë të papritur, duke i…
Erogen Vaso, i cili mbeti i plagosur gjatë atentatit të para dy ditëve në Shkodër, është marrë sërish në pyetje…
Këtë të mërkurë, kanë mbërritur në Gjykatën e Elbasanit nën masa të rrepta sigurie, 30 personat e arrestuar nga megaoperacioni…