Aston Villa ka bërë të ditur zyrtarisht këtë të mërkurë se ka siguruar shërbimet e portierit japonez Zion Suzuki nga Parma dhe të mbrojtësit italian Matteo Ruggeri nga Atlético Madrid.
Ekipi nga Birmingham po vijon të ndërtojë një skuadër më të fortë, me synimin për të konkurruar denjësisht në Ligën Premier dhe në Ligën e Kampionëve gjatë këtij edicioni.
None found
Këto dy lëvizje vijnë pas transferimit të Johan Manzambit nga Freiburg, Joao Gomesit nga Wolves dhe huazimit të Alejandro Garnachos nga Chelsea.
Konfirmimi për afrimet e reja është publikuar në faqen zyrtare të klubit, ku Aston Villa ka njoftuar veçmas për mbërritjen e Ruggerit dhe Suzukit.
Në njoftimin për mbrojtësin italian thuhet: “Aston Villa ka kënaqësinë të njoftojë nënshkrimin e Matteo Ruggeri nga Atlético Madrid”.
Ndërsa për portierin japonez, klubi bëri të ditur: “Aston Villa ka kënaqësinë të njoftojë nënshkrimin e Zion Suzuki nga Parma”.
Ruggeri i ka kushtuar klubit anglez 18 milionë euro, ndërsa transferimi i Suzukit është mbyllur për rreth 35 milionë euro.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…
Kutia e shpejtësive është një nga pjesët kryesore të çdo veture dhe defektet në të mund të shkaktojnë shpenzime të…