Përfaqësuesja e Hungarisë dhe Përfaqësuesja e Kosovës do të përballen për herë të parë në histori të këtyre dy ekipeve përfaqësuese.
Dueli mes Hungarisë dhe Kosovës do të zhvillohet në stadiumin Puskas Arena në kryeqytetin hungarez Budapest.
None found
E në këtë sfidë pritet të jetë një atmosferë spektakolare, pasi tanimë të gjitha biletat janë shitur dhe stadiumi pritet të jetë ‘Sold Out’ për të parë nga afër duelin Hungari – Kosovë.
Ka qenë faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Hungarisë që ka njoftuar se stadiumi do të jetë i stërmbushur.
“Shtëpia do të jetë plotë sonte në Puskas Arena. Janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen miqësore Hungari – Kosovë që fillon nga ora 19:00”, ka njoftuar Federata e Futbollit të Hungarisë.
Puskas Arena është stadiumi më i mirë në Hungari, derisa ka një kapacitet prej 67,215 mijë ulëseve.
Ky stadium për herë të parë ka hapur dyert më 15 nëntor të vitit 2019, derisa vlera e ndërtimit të tij ishte 533 milionë euro. /Telegrafi/
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…