sport

Asnjë titull në lojë dhe paraqitje zhgënjyese, ultrasit e Milanit duan shkarkimin e Piolit

Eliminimi i Milan nga Europa League është një humbje e madhe në shumë aspekte. Kuqezinjtë e Piolit janë jashtë gare për çdo trofe tashmë, dhe kjo është një gjë që tifozëve të tyre nuk u pëlqen.

Të hënën në mbrëmje, Milan do të ketë dhe një ndeshje tepër të rëndësishme, atë të derbit të Milanos. Skuadra kuqezi do të përpiqet të mos humbasë këtë sfidë ndaj Interit, edhe pse zikaltërit duan të dalin me tre pikët për të vulosur titullin kampion të Italisë. Megjithatë, tifozët e Milanit janë tepër të irrituar me situatën e skuadrës së tyre dhe tashmë, bëjnë thirrje që të largohet Pioli dhe të afrohet një tjetër trajner.

“Curva Sud”, ultrasit e Milanit, kanë humbur durimin pas eliminimit nga Europa League ndaj Romës dhe kërkojnë “kokën” e Piolit.

“I dashur trajner. Dëshiroj të të kujtoj si arkitektin e një prej titujve më të bukur të historisë së Milanit, por kemi mbërritur në pikën ku rrugët duhet të ndahen në mënyrë të pashmangshme.

Dhe do të thoja se shumë prej ne tifozëve kanë pritur e duruar shumë gjatë. Sigurisht që nuk jam nga ata që drejtojnë gishtin tek individi, sepse të gjithë e kanë të qartë se faji për një sezon si ky duhet të ndahet në disa fronte!

Sigurisht që një vend i dytë nuk mund të na kënaqë dhe bëjë krenarë për Milanin tonë. Nëse alibia e grupit të hekurt vlen për Champions League, duhet pranuar gjithashtu se Kupa e Italisë dhe Europa League ishin objektiva të arritshëm. Në të cilët mund të fokusoheshim fort.

Duke i marrë parasysh të gjitha, ndryshimi i trajnerit tani është i domosdoshëm përballë një Milani që ka kohë që është i mërzitshëm. Pa lojë, konfuz, joadekuat dhe i papërgatitur, sidomos në ndeshjet vendimtare.

Milan me luhatje e kështu me radhë, një Milan që ka nevojë për ndryshim drejtimi. Për stimuj të rinj dhe mbi të gjitha për të rizbuluar lojën e humbur prej disa kohësh”, thekson Luca Luçi, kapo i ultrasve.

Tags: Milanserie a

të fundit

Aksident në Vlorë/ Makina përplas motorin, një i plagosur

Një aksident automobilistik ka ndodhur në rrugën e unazës së madhe të qytetit të Vlorës, në zonën e Centrales. Një…

15 minutes ago

EMRAT/ U gjet i vrarë me armë zjarri në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn e tij

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i…

31 minutes ago

Regjistrohen tetë vatra zjarri në vend, shtatë mbeten aktive

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) informoi të hënën se në orët e fundit janë shfaqur tetë vatra zjarri në…

42 minutes ago

Tronditëse në Vaun e Dejës, 65-vjeçari vritet me armë zjarri dhe lihet i vdekur në mes të rrugës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmje ne kësaj të hënë ne Vaun e Dejës ku një shtetas është gjetur…

1 hour ago

Nuk ka paqe! Benjamin Netanyahu merr vendimin drastik: Do të pushtojmë plotësisht Gazën

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka ndërmarrë vendimin drastik për të pushtuar plotësisht Gazën. Sipas asaj që mediat e huaja…

2 hours ago

Një burrë me qese në dorë…

Nga Enver Robelli Ky burri me qese në dorë dikur ka qenë politikani më me ndikim në Republikën e Kroacisë.…

2 hours ago