sport

Asnjë nuk përfitoi! Plot gjashtë të rrezikuar te Kombëtarja, Maran me laps e letër në “Air Albania” (EMRAT)

Kombëtarja e Shqipërisë, do të përballet me San Marinon, më 6 tetor ora 20:45 në stadiumin “Air Albania”. Sfida vlen për raundin e katërt në grupin C1 të Ligës së Kombeve.

Trajneri Rolando Maran, do të preferojë rotacionin duke qenë se fitorja nuk diskutohet. Kuqezinjtë vendosen përballë vendit të fundit në renditjen e FIFA-s, ndërsa sfida e radhës në nëntor do të jetë ndaj Finlandës.

Të lidhura

None found

Plot gjashtë lojtarë do të humbasin sfidën Shqipëri-Finlandë, nëse ndëshkohen sot. Bëhet fjalë për Berat Gjimshitin, Stavro Pilon, Ylber Ramadanin, Kristjan Asllanin, Anis Mehmetin dhe Myrto Uzunin.

Çdo e papritur duhet shmangur në këtë rast. Kujtojmë se Asllani u ndëshkua me San Marinon në transfertë.

Mundësia e humbur- Asllani, Ramadani dhe Pilo, ishin të rrezikuar para sfidës me Finlandën. Asnjë nuk “përfitoi” që të ndëshkohej ndaj Finlandës, për të munguar ndaj San Marinos.

Kështu do të ishin të qetë për të dhënë maksimumin në dy sfidat e nëntorit, ndaj Finlandës dhe Bjellorusisë, që janë më të rëndësishmet.

Sigurisht që duke qenë me një lojtar më pak dhe duke parë tendencën e gjyqtarit irlandez, mund të jetë një arsye pse u stepën edhe në fund nëse e kanë menduar.

të fundit

Berisha publikon grafikun për euron: Nuk u zhvlerësua nga turizmi, por nga droga!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar një grafik për ecurinë e kursit të këmbimit euro-lek, përmes të cilit…

3 minutes ago

Bankat njoftojnë kufizime të mundshme të shërbimeve gjatë fundjavës

Asociacioni i Bankave të Maqedonisë njofton se gjatë fundjavës të gjitha bankat do të kryejnë përshtatje teknike të planifikuara në…

8 minutes ago

Trump i jep Zyrës Ovale statusin e monumentit kombëtar për ta mbrojtur nga ndërhyrjet e pasardhësve

Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për shpalljen e Zyrës Ovale në Shtëpinë e Bardhë monument kombëtar,…

12 minutes ago

Alarmet për bomba trazojnë Europën, katër fluturime ndryshojnë destinacion: Çfarë dihet për kërcënimet

Një valë e re kërcënimesh për bomba dhe sulmesh kibernetike ka përfshirë disa vende europiane brenda pak ditësh. Nga supermarketet…

12 minutes ago

North Macedonia records 1,337 domestic violence offences in nine months

MPB Maqedoni njofton se në periudhën nga janari deri në shtator të vitit 2026, në territorin e vendit janë regjistruar…

20 minutes ago

Ardit Gjebrea leaves SPAK after two hours (VIDEO)

Producenti dhe kantautori Ardit Gjebrea ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, pas më shumë se dy orësh e…

20 minutes ago