Kristjan Asllani foli për InterTV pas fitores 1-0 të zikaltërve në Champions League kundër Sparta Pragës:
“Bëmë atë që duhej të bënim. Na duhej shumë përqendrim. Sidomos në pjesën e parë dominuam, ishim të mirë në menaxhimin e lojës. Ka ende diçka që mungon, ne e dimë se sa e rëndësishme është kjo renditje”, ka thënë mesfushori shqiptar i Interit, që luajti 71 minuta në transfertën në Çeki.
Ju jeni duke luajtur me vazhdimësi?
“Më bëjnë mirë këto minuta, kam qenë shumë në pankinë. Jam i lumtur që e vesh këtë fanellë dhe jam shumë i fokusuar në çdo ndeshje të vetme. E rëndësishme ishte të fitonim sot, tani le të mendojmë për Leçen. Ne e dimë se sa e vështirë është ajo ndeshje jashtë fushe”, ka thënë mes të tjerash Asllani.
Skandalet në emisionin “Përputhen” nuk kanë të ndaluar. Dy nga vajzat, konkurente në “Përputhen” janë përfshirë në një sherr fizik…
Ish drejtori i përgjithshëm i burgjeve Agim Ismailaj është pyetur nga SPAK, mbasi është zbuluar se ish funksionari është një…
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç po qëndron në një vizitë në SHBA, ku synon të marrë bekimin e Donald Trumpit për…
Procesi i votimit nga diaspora për zgjedhjet e 11 majit po ecën me ritme të qëndrueshme. Deri më tani, 45.34%…
Koordinatori i ndihmës i OKB-së, Tom Fletcher i bëri thirrje sot Izraelit të heqë bllokadën që pengon ndihmën të arrijë…
Mesa duket, asgjë nuk është më si dikur mes dy personazheve kryesore, Gjestit dhe Eglit. Edhe pse në Big Brother…