sport

Asllani i sjell fat Interit, sapo shqiptari hyn në fushë zikaltrit shënojnë gol dhe fitojnë ndaj Romës

Një nga pretendentët kryesorë për titullin kampion në Itali, Interi, ia ka dalë të marrë 3 pikë të rëndësishme në shtëpi duke mundur minimalisht 1-0 Romën.

Zikaltërit dominuan totalisht në pjesën e parë, duke ushtruar presion konstant në zonën e kundërshtarit. Calhanoglu goditi shtyllën, ndërsa në minutën e 44-të, skuadra nga Milano pretendoi për penallti. Një mbajtje në zonë e Dumfries u vlerësua si e rregullt nga arbitri Maresca, pavarësisht pretendimeve nga ai aksion, djemtë e Inzaghit fituan thjeshtë një goditje këndi.

Të lidhura

None found

Në krahun tjetër, vetëm 2-3 prekje topi për Romelu Lukakun, sakaq portieri i Interit, Sommer, ngjante me një spektator. Në minutën e 74-të u aktivizua Kristjan Asllani, i cili mori vendin e Calhanoglu.

Dyshja e sulmit të Interit, Thuram-Lautaro nuk kishte “shënjestrën” e duhur për të ndëshkuar Rui Patricio-n. Pas shumë përpjekjesh, Thuram zhbllokoi takimin, pas një asist të Dimarco.

Një predhë e Carlo Augusto tronditi shtyllën e Romës por vetëm kaq, pasi shifrat do mbeteshin 1-0 deri në fund. Interi kryeson kampionatin me 25 pikë, ndeshja e radhës është në Bergamo ndaj Atalatës. Roma e vendit të tetë, do të përballet me Leçen brenda në Olimpico.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

2 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

3 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

3 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

3 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

4 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

4 hours ago