Ndeshja mes Interit dhe Barcelonës në Champions League do të mbahet mend gjatë nga Kristjan Asllani.
Ndeshja luhej në Camp Nou, ku ishte një nga sfidat më të bukura të Championsit, me një përfundim 3-3, por Asllani mund të ishte ai që i jepte fitoren Interit. Talenti shqiptar humbi një rast të pastër përballë portës, ku në një duel kokë më kokë me Ter Stegen, portieri gjerman bëri mrekullinë duke e pritur atë top.
None found
Pas përfundimit, Asllani ka shpërthyer në lot pasi e ka ndjerë peshën e madhe të përgjegjësisë që kishte mbi shpatulla mbi atë rast të shpërdoruar. Në lidhje me këtë, Asllani është ndalur duke treguar ndjesitë të atyre ditëve.
“Edhe nëse unë nuk e mendoj, të tjerët ma kujtojnë kur unë eci në rrugë. Di të them që nuk kam fjetur katër netë. Ishte diçka e ngulitur në kokën time që më ndiqte nga pas. Doja ta pasoja topin te Mkhitaryan, por u vonova dhe më pas tentova të shënoja vet, por kontrolli i topit nuk ishte i duhuri dhe më pas nuk kisha më hapësirë. Mendova se do të shënoja, por gjithçka shkoi keq”, është shprehur Kristjan Asllani./ h.ll/albeu.com
Ana e të ardhurave të Buxhetit të vitit 2027 është projektuar me kujdes për shkak të pasigurisë globale, por edhe…
Ka nisur protesta edhe gjatë ditës së sotme. Qytetarët janë mbledhur para Kryeministrisë. Qytetarët kanë dalë në protestë, edhe pse…
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e PS-së, duke e…
Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në opozitë, Vlora Çitaku, thotë që pret që gjatë…
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka reaguar ndaj procesit gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë kundër…
Dogana e Kosovës ka realizuar mbi 1 miliard e 708 milionë euro të hyra gjatë periudhës janar-tetor 2026, duke shënuar…