Jose Mourinho foli me vlerësim për portierin ukrainas Andriy Lunin, i cili luajti në javën e 10-të të La Ligës, kur Real Madridi mposhti Barcelonën 2-1.
Tekniku portugez e përshkroi paraqitjen e Lunin si të nivelit të lartë dhe vuri në dukje se gazetarët nuk e kishin pyetur për portierin pas ndeshjes.
None found
“Lunin bëri një paraqitje të jashtëzakonshme. Më keni drejtuar tashmë dy pyetje, por asnjëra nuk lidhej me të. Po të kishim humbur për shkak të gabimeve të tij, pyetja e parë do të ishte pikërisht për Luninin”, tha Mourinho.
Ai tregoi edhe çfarë i kishte thënë ukrainasit përpara ndeshjes, duke theksuar se stërvitja nuk është vetëm për të qëndruar në stol.
“I thashë vetëm se nuk stërvitet për të mbetur në stol. Ai luajti i qetë dhe me shumë siguri. Portieri më i mirë në botë është pjesë e ekipit tonë, por sot askush nuk u ankua që Thibaut nuk luajti”, u shpreh Mourinho.
Për 27-vjeçarin Lunin, kjo ishte ndeshja e parë e sezonit. Ai e shfrytëzoi mundësinë për të treguar aftësitë e tij në një nga përballjet më të rëndësishme të sezonit.
Pas kësaj fitoreje, Real Madridi ka 24 pikë, tri më pak se Barcelona kryesuese, e cila pësoi humbjen e parë të sezonit në La Liga.
Opinionistët Rudina dhe Resul kanë komentuar situatën e Arlindës dhe raportet e saj me banorët e tjerë në shtëpinë e…
Debat i ashpër është zhvilluar gjatë Prime-it mes Arlindës dhe Vjollcës, lidhur me situatën e banjës dhe qëndrimin që Vjollca…
Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, ku bëri parashikimin e motit…
Ilir Daja - Adrian Bardhi Humbja e sotme kundër Elbasanit në transfertë e ka rënduar edhe më tepër situatën te Dinamo…
Karl-Heinz Rummenigge ka ngritur sërish shqetësime për të ardhmen e Jamal Musialës te Bayern Munichu, duke paralajmëruar se klubi mund…
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance është përballur me një valë kritikash dhe talljesh në rrjetet sociale, pasi publikoi një imazh të…