Napoli pësoi humbje 2-1 përballë Comos të dielën mbrëma në stadiumin “Diego Armando Maradona”, pavarësisht paraqitjes së mirë dhe asistimit të Amir Rrahmanit. Përballja e vlefshme për xhiron e dytë të Serie A prodhoi të tre golat në pjesën e parë.
None found
Kapiteni i Kosovës luajti gjatë gjithë ndeshjes dhe ishte i përfshirë drejtpërdrejt në golin e barazimit të vendasve. Në minutën e 30-të, Rrahmani asistoi për Rasmus Hojlundin, i cili shënoi për 1-1.
Como, megjithatë, e riktheu avantazhin dhe në përfundim siguroi tri pikët falë golave të Martin Baturinës dhe Anastasios Douvikas.
Edhe pse Napoli doli pa pikë nga kjo sfidë, Rrahmani ishte ndër futbollistët më të spikatur të ekipit. Platforma “SofaScore” e vlerësoi mbrojtësin kosovar me notën 7.2, më të lartën te skuadra napolitane.
Gjatë ndeshjes, Rrahmani pati 89 prekje të topit, kreu 5 pasime të sakta të gjata, realizoi 5 spastrime dhe fitoi 6 duele. Kontributi i tij ishte veçanërisht i rëndësishëm në aspektin defensiv.
Pas dy xhirove të zhvilluara, Napoli numëron tri pikë, ndërsa Como ka grumbulluar katër pikë.
Bernardo Silva po kalon një periudhë të vështirë te Real Madridi, ku trajneri Jose Mourinho nuk po i jep hapësirën…
Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra katër efektivë dhe shefin e Rendit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, nënkomisarin…
Bernardo Silva po kalon një periudhë të vështirë te Real Madridi, ku trajneri Jose Mourinho nuk po i jep hapësirën…
Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra katër efektivë dhe shefin e Rendit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, nënkomisarin…
Ilir Daja Ish-lojtari i Kombëtares shqiptare, Ilir Alliu, pjesë e zakonshme e panelit të emisionit “Mega Sport” në A2 CNN,…
Granit XhakaNë prag të ndeshjes Torreense – Sunderland, e vlefshme për fazën e grupeve të Europa League, UEFA, si institucioni…