Ish-futbollisti i Manchester Unitedit dhe Interit, Ashley Young, mendon se vendosja e Antonio Contes në krye të klubit anglez mund të përfundonte në “katastrofë”. Ai paralajmëroi se lojtarët mund të mos i përballonin metodat e rrepta të trajnerit italian.
Young i bëri komentet në emisionin The Overlap Daily, ku tha se skuadrës do t’i duhej të përshtatej me kërkesat dhe mënyrën e punës së Contes.
None found
“Nëse lojtarët nuk do të vrapojnë dhe Antonio Conte merr drejtimin e skuadrës, mendoj se do të ishte një katastrofë”, u shpreh ai.
Sipas Young, stërvitjet dhe takimet e ekipit me Conten mund të jenë tepër të gjata, duke zgjatur deri në tri ose katër orë. Ai vlerëson se këto kërkesa të larta janë ndër arsyet pse italiani nuk qëndron për periudha të gjata në klubet ku punon.
Conte, 57 vjeç, ka thënë se dëshiron të rikthejë një “gjigant të rënë”, ndërsa emri i tij është përmendur në bisedimet rreth së ardhmes së Manchester Unitedit. Për momentin, skuadrën angleze e drejton Michael Carrick, ndërsa ajo ndodhet në vendin e 13-të në Ligën Premier.
Trajneri italian ka fituar me Napolin titullin e Serie A dhe Superkupën e Italisë. Young e njeh nga afër punën e Contes, pasi nën drejtimin e tij te Interi fitoi titullin e kampionit të Italisë.
Dy punonjës të një furre buke në fshatin Qënas në Fier janë asfiksuar mëngjesin e kësaj të mërkure si pasojë…
Gjyqësori argjentinas po heton Mauro Icardin nën dyshimin për goditjen e vajzës 11-vjeçare. Policia bastisi shtëpinë e tij në Nordelta…
Antonio Conte po synon seriozisht stolin e Manchester Unitedit dhe ka ndërmarrë hapa konkretë për të avancuar kandidaturën e tij.…
Dy punonjës të një furre buke në fshatin Qënas në Fier janë asfiksuar mëngjesin e kësaj të mërkure si pasojë…
Pogradeci nuk ka humbur kohë për të gjetur pasuesin e Emiljano Çelës [...]Read More...
# Dita e 165-të e protestës kundër qeverisë, në orën 14:00 mbahet protesta kombëtare Protesta kundër qeverisë vijon edhe këtë…