Komisioni i Verifikimit, organi përgjegjës për garantimin e integritetit dhe ligjshmërisë së procesit zgjedhor, në zbatim të Rregullores së Asamblesë së Përgjithshme të FSHF, zhvilloi këtë të enjte mbledhjen e radhës për verifikimin e propozimeve dhe kritereve ligjore për kandidatët për postin e Presidentit, për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit, si dhe verifikimin e delegatëve të propozuar nga anëtarët e federatës.
Gjatë shqyrtimit, Komisioni analizoi me kujdes çdo propozim të paraqitur nga anëtarët e Asamblesë, duke vlerësuar përmbushjen e kritereve statutore, integritetin personal dhe përputhshmërinë me kërkesat ligjore të procesit zgjedhor. Në përfundim të procesit të verifikimit, Komisioni konstatoi se 13 kandidatë për anëtar të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së kanë marrë dy propozimet e nevojshme nga anëtarët e Asamblesë dhe plotësojnë kriteret për të qenë zyrtarisht pjesë e garës.
Kandidatët sipas renditjes alfabetike janë:
Abdyl Kuriu
Anila Basha
Arben Dervishaj
Armando Cungu
Blendi Fevziu
Edmond Hasanbelli
Envi Hicka
Erind Resuli
Ervin Canollari
Geri Çipi
Gjergji Petro
Lutfi Nuriu
Pano Xhixho
Për postin e Presidentit të FSHF, është regjistruar kandidatura e z. Armand Duka, i propozuar nga 33 anëtarë të federatës. Gjithashtu, Komisioni zyrtarizoi listën e delegatëve të anëtarëve të FSHF-së për Asamblenë e datës 16.02.2026, në përputhje me numrin e delegatëve të përcaktuar në Vendimin Nr. 1, datë 03.12.2025. Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e FSHF do të zhvillohet më 16 shkurt në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” ku do të zgjidhen Presidenti dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FSHF për mandatin e ri katërvjeçar.
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar përmes një postimi pas një takimi të zhvilluar në Himarë, duke kritikuar…
Duket se thuajse të gjthë banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, janë kthyer kundër…
Rusia goditi sërish Ukrainën me anë të një sulmi me dron. Në këtë sulm u vranë tre persona dhe u…
Emrat e dy prezantuesve të Eurovision 2026 janë njoftuar zyrtarisht nga transmetuesi publik i Austrisë. Konkursi i madh muzikor do…
Këngëtarja e njohur, Lore, ka qenë e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku ka komentuar rrugëtimin e saj brenda shtëpisë…
Ka përfunduar këtë pasdite seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për çështjen që lidhet…