Rezidenca e kilianit Arturo Vidal, mesfushorit të Interit, pranë liqenit të Komos, është sulmuar nga hajdutët, të cilët kanë marrë sende që vlerësohen me 400 mijë euro, raportojnë mediat italiane këtë të dielë.
Grabitja ka ndodhur natën e 7 nëntorit, kur luhej derbi i Milanos mes Interit dhe Milanit, por lajmi ka dalë këtë të dielë në Itali, ku theksohet se hajdutët kanë vjedhur një makinë Mercedes, bizhuteri dhe ora.
Mesfushori 34-vjeçar kilian luajti 23 minuta në atë derbi milanez, duke përfunduar në barazim 1-1. Hajdutët, sipas rikonstruksioneve, kanë hyrë në shtëpinë e Vidalit nga ora 20:45 deri në orën 21:00, kohë kur ka nisur derbi, kur janë siguruar që nuk ka njeri në shtëpi. /albeu.com
Aktualisht, Shqipëria vijon të ruajë një avantazh konkurrues për sa u përket çmimeve të një vakti të zakonshëm në restorant.…
Mbrëmjen e djeshme, gazetarja e njohur Klodiana Lala, ka ndarë të tjera detaje nga hetimet për kryebashkiakun e arrestuar të…
Ditën e sotme, përmirësohen ndjeshëm kushtet atmosferike në territorin shqiptar, duke bërë që deri në mesditë pjesa më e madhe…
Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…