sport

Arteta e do këtë sulmues te Arsenali, kushton 50 milionë euro

Sulmuesi i Bournemouthit, Dominic Solanke vazhdon të jetë subjekt i spekulimeve për të ardhmen e tij, me Arsenalin tani klubi i fundit që lidhet me transferimin e tij qysh në këtë afat kalimtar.

Sipas një raportimi nga Football Insider, klubi londinez po planifikon një lëvizje strategjike për të marrë shërbimet e sulmuesit 26-vjeçar. Megjithatë, sugjerohet që ky transferim mund të përfundojë më shumë në afatin e verës, sesa në këtë aktuale.

Forma mbresëlënëse e Solankes për Cheerrys nuk ka kaluar pa u vënë re, duke shënuar 13 gola në të gjitha garat. Me një Arsenal që kërkon qëndrueshmëri në vijën e sulmit, anglezi mund të jetë pjesa që mungon për të udhëhequr frontin e tyre, por që rivali i tyre në Ligën Premier kërkon 50 milionë euro.

Pavarësisht se ka Gabriel Jesus, Arsenali ka përjetuar mungesë golash këtë sezon dhe Solanke, me aftësinë e tij të dëshmuar, mund të jetë përgjigja për problemet. Ndërsa braziliani ka luftuar për të gjetur rrjetën rregullisht, Solanke ka shkëlqyer në Ligën Premier dhe shifrat e tij pritet të përmirësohen më tej pasi t’i bashkohet një ekipi të kalibrit më të lartë.

Për Solanken, perspektiva për t’u bashkuar me Arsenalin ofron një mundësi emocionuese. Më parë, koha e tij në klube elitare si Chelsea dhe Liverpool nuk ishte aq e frytshme, dhe tani ai është i etur për të provuar veten në majat e futbollit anglez.

Një lëvizje në Arsenal jo vetëm që do ta lejonte atë të sfidonte për titullin e ligës, por gjithashtu mund t’i ofronte atij mundësinë për të konkurruar vazhdimisht në Ligën e Kampionëve, diçka që deri më tani i ka shpëtuar. Edhe pse për Solanken kanë shprehur interesim edhe klube të tjera si Tottenham Hotspur dhe Newcastle United, gara për nënshkrimin e tij po bëhet gjithnjë e më intriguese dhe koha do të tregojë nëse Arsenali do të arrijë të sigurojë shërbimet e sulmuesit të talentuar. /Telegrafi/

të fundit

FMN: Shqipëria e 85-ta në botë për të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse, nga fundi i Europës

Shqipëria renditet e 83-ta në botë për të ardhurat për frymë në dollarë dhe e 85-ta në treguesin tjetër më…

17 minutes ago

Plagosja në Lezhë, i pranishëm në berberhane edhe një polic, zbardhet dëshmia

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me plagosjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kthesën e Rrilës në Lezhë.…

32 minutes ago

Këmbimi valutor 2 Shkurt 2026/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, 2 Shkurt 2026, dollari amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82.2 lekë. Euro, blihet me 96.3 lekë…

40 minutes ago

Reshje shiu dhe dëbore/ Njihuni me parashikimin e motit, 2 Shkurt 2026

Këtë të hënë vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri…

54 minutes ago

HOROSKOPI I SË HËNËS/ Zemra juaj është një busull dhe kohët e fundit duket se po lëkundet midis …

DASHI Asnjë planet nuk do ndikojë sot në jetën tuaj sentimentale, kështu që gjithçka do shkojë si e kishit ëndërruar.…

9 hours ago

Orë kritike për Iranin, a do të urdhërojë Trump sulmin? Mediat: SHBA-të me qasje diplomatike, të gatshme për takim me Teheranin

“Administrata Trump thuhet se i ka njoftuar zyrtarët iranianë, përmes “kanaleve të shumëfishta”, se është e hapur për mundësinë e…

9 hours ago