Gazetari Artan Hoxha, ka treguar gjatë emisionit “Top Arena” ngjarjen e ditës së djeshme ku u arrestuan një trajner dhe një gjyqtar për trukim ndeshje në Kategorinë e Dytë në kampionatin shqiptar. Ai shpjegoi se nga hetimet për trafik droge, në një përgjim ishte zbuluar edhe marrëveshja për manipulimin e ndeshjeve.
“SPAK-u kapi arbitrin e Delvinës dhe trajnerin e Përmetit. Kishin trukuar një ndeshje më 1 mars të vitit të kaluar, mes Selenicës dhe Përmetit. Ishte e vetmja ndeshje që ka gjykuar ai gjyqtari Qerim Ruci. Ndeshja në fakt ka dalë 0-1 për Përmetin. Ndeshja është luajtur në Fier.
Janë dënuar për gjestin, jo për sasinë e parave. Gjesti është i dënueshëm, trukim ndeshjesh. Por nuk është hera e parë që ndodh në kategoritë e ulëta. Mbani mend në Shkodër që u kapën për trukimin e ndeshjes Vllaznia B-Tërbuni. Pra kur trukohet edhe ndeshja e Selenicës, imagjinojeni se çfarë bëhet atje lart pastaj.
Selenica u tërhoq edhe nga kampionati se nuk kishte para as të paguante biletat. Por hetimi ka qenë për trafik narkotikësh, në përgjim e sipër doli arbitri dhe u kap”, shpjegoi ai ngjarjen e çuditshme të ditës së djeshme. /
Policia e Bulqizës ka arrestuar një 20-vjeçar i cili qarkullonte me armë zjarri pistoletë me municion luftarak. Në një komunikatë…
Në një vend ku bashkëjetesa në pallate shpesh ka qenë burim konfliktesh, mungesë mirëkuptimi e mbi të gjitha paqartësish ligjore,…
Policia e Durrësit në kuadër të operacionit “Light” njofton se ka vënë në pranga shtetasin Amaraldo Vezi. NJOFTIMI Durrës /…
Në një nga momentet më prekëse dhe të paharrueshme të edicionit të pestë të “Sunny Hill Festival”, Dua Lipa befasoi…
Horoskopi, e shtunë, 2 Gusht 2025 Dashi Sot do ndiheni më të çliruar dhe do keni kurajën të shprehni hapur…
Kërkesa për pasuri të paluajtshme në zonat bregdetare nga Golemi në Qerret, Vlorë, Rradhimë, Orikum dhe Sarandë vazhdon të dominohet…