Arsenali ka intensifikuar interesimin për anësorin e Leipzigut, Antonio Nusa, megjithëse negociatat vazhdojnë të pengohen nga diferenca mes vlerësimit të dy klubeve për kartonin e futbollistit, raporton Tuttomercatoweb.
Reprezentuesi norvegjez është përfshirë në planet e klubit londinez për forcimin e repartit ofensiv, ndërsa bisedimet mes palëve kanë avancuar gjatë ditëve të fundit.
None found
Leipzigu kërkon 70 milionë euro për 21-vjeçarin. Në anën tjetër, Arsenali kishte sinjalizuar më herët se nuk synonte të ofronte më shumë se 55 milionë euro.
Sipas raportimeve, drejtuesit e skuadrës angleze po vlerësojnë mundësinë e paraqitjes së një oferte më të lartë, me synimin për të zvogëluar diferencën me kërkesën e klubit gjerman.
Forca e Leipzigut në këto diskutime është rritur pas transferimit të Yan Diomandes te Real Madridi për 140 milionë euro gjatë kësaj vere.
Të ardhurat nga kjo shitje i kanë siguruar klubit gjerman më shumë fleksibilitet dhe një pozicion më të favorshëm në negociatat e merkatos.
Edhe Roma e kishte ndjekur situatën e Nusës gjatë verës së kaluar, por interesimi i skuadrës italiane nuk u konkretizua me një marrëveshje.
Chelsea ka frikë se mbrojtësi Maxence Lacroix do të mungojë për një periudhë të gjatë, pasi ka pësuar një lëndim…
Ushtarët profesionistë kundërshtojnë fuqishëm zgjidhjen e propozuar nga Ministria e Mbrojtjes për statusin e tyre pas mbushjes së moshës 45…
Gjykata e Lartë ka shfuqizuar aktgjykimet për zjarrin në spitalin modular në Tetovë, ku më 8 shtator 2021 humbën jetën…
Kryetari i Prishtinës Përparim Rama u mor në pyetje nga Prokuroria Speciale në lidhje me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit” në…
Gjashtë persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një helikopteri në një luginë në Himalaje, në Indi. Mes viktimave janë…
Papa Leo XIV ka hyrë në histori si papa i parë që ka votuar në zgjedhjet e përgjithshme në Shtetet…